Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili.
Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë që e shkarkoi nga detyra menjëherë pas publikimit të video-skandalit në emisionin të “Pa ekspozuarit” në Ora News.
Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën që kërkonte shfuqizimin e vendimit të datës 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave. Tashmë Bashkia e Peshkopisë do të shkojë në zgjedhje të reja.