• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekipe nga SHBA dhe BE për gjurmimin e pasurive të zyrtarëve

15:10 | 01/08/2016
në Shqiperi
0
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a parliamentary session, which is expected to be voted on judicial reforms.

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a parliamentary session, which is expected to be voted on judicial reforms.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, duke miratuar shtatë ligjet prioritare, do të trazojë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë fshehur paratë e korrupsionit dhe krimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë, shtatë institucione të shtetit shqiptar do të bashkëpunojnë me autoritetet partnere amerikane dhe europiane, për të identifikuar dhe më pas konfiskuar, paratë e pista të pushtetarëve shqiptarë, të fshehura në bankat e huaja. Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për vetingun, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët. Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Europian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore, si dhe në nenin 19 të Konventës së OKB-së, kundër Krimit të Organizuar Transnacional (Konventa e Palermos). Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet. Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave.

Institucionet

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Për gjurmimin e parave të pista të fshehura në parajsat fiskale do të angazhohen, sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe shërbimet informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror. “Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristët, përkthyes, si dhe hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, raporton Shqiptarja.com.

Kontrolli

Fillimisht prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit. Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive. Ndërkaq, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, për qëllimet e rivlerësimit, kërkon nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me ta, ose dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror do të hartojnë një raport për vërtetësinë e deklaratës së pasurisë për kandidatët për punonjës të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Prokurorinë e Posaçme apo në Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo procedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.

Aksesi

Po ashtu, ILDPK mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët me kërkesën e tyre, kanë të drejtë të konsultojnë, kopjojnë ose hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.

7 strukturat 

Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, shërbimet informative, SHISH, Ministria e Drejtësisë.

Pastrimi i parave

Sipas projektligjit për institucionet anti-korrupsion informojnë Prokurorinë e Posaçme për instrumente, të ardhura ose pasuri, për të cilat kanë ardhur në dijeni në çfarëdo mënyre. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që ka mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryen kontrollet e nevojshme me qëllim të vërtetimit të ekzistencës së këtyre transaksioneve.

Detyrat e ndërlidhësit                          

Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjerë dhe organizatave ndërkombëtare; cakton anëtarë në organet e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshjeve për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale ose përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, ose në një ose më shumë shtete të tjerë; Lidhur me hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimeve të Përbashkëta mbikëqyr zbatimin e rregulloreve të brendshme dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me dobësitë e identifikuara dhe çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër ose përfaqësuesit e tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. Merr kërkesat e shteteve të tjerë për të bërë hetime të posaçme për çështje penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale, të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale; Në rastin e veprimeve veçanërisht urgjente, për kryerjen në mënyrë të pavarur të të cilave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të autorizuara organet kompetente të shteteve të tjerë, bazuar në marrëveshje të posaçme, mbikëqyr këtë veprimtari, duke vëzhguar që organi kompetent i shtetit tjetër të mos shkelë paprekshmërinë e banesës ose të drejtës për liri personale e dinjitet të personit. Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit.

/Shqiptarja. com/

Etiketa: Donald LuGjurmimi i pasurive te zyrtarevevezhguesit nderkombetare

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Basha e quan provokim dërgimin në Kuvend të draftit të ndryshimeve kushtetuese

Basha: Fakte dhe prova tronditëse për biznesin e drogës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com