Ndërkohë që skuadra e tij po zhvillon seancat e fundit stërvitore në kampingun e Karçiatos në Trento, përpara përgatitjeve të bagazheve për t’u kthyer në Napoli, presidenti i nënkampionëve të Serisë A, Aurelio de Laurentis ka bërë një seancë rafting. Duke përballuar egërsinë e lumit Noçe së bashku me disa miq të tij, veç përpjekjeve për të vozitur nga një krah në tjetrin për të mos përfunduar në ujë, De Laurentis i bindi anëtarët e ekuipazhit të bashkoheshin në një kor, për të kënduar: “Kush nuk kërcen është juventin”.
Presidenti nuk mundet ta harrojë tradhëtinë sipas tij të Higuain, ndërkohë që pas këtyre orëve relaksi do të vijë dita e madhe e 1 gushtit, ku në “San Paolo”, në një miqësore me Nisën do të festohet 90 vjetori i klubit.