Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare pohuan se dje u kap 34-vjeçari Vaid Tarja, i cili ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikim dokumentash”.
Ndërkohë, blutë arrestuan edhe Ndriçim Koçin, 21 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Fiat”, i’u gjetën dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.