Sfida Mourinho- Guardiola përvec se do të luhet në fushë, luhet dhe në merkaton e transferimeve.
Manchester Unitedi është hedhur në sulm për të transferuar talentin brazilian, Gabriel Jezusit nga Palmeiras.
Ekipi nga Old Traffrod i ka ofruar ekipit brazilian 38 milion euro për 19 vjeçarin, kurse Manchester City për Jezusin ka ofruar vetëm 32 milion euro, raporton Globoesporte.
Sipas Globoesporte, drejtuesit e Palmeiras e kanë pranuar ofertën e ‘Djajve të Kuqë, por ata duhet ta bindin edhe lojtarin.