Nga Artan Fuga
Ishte një këpucari në rrugën e Kavajës, disa këpucarë në të njëjtin lokal, ishte edhe usta Xhati, aty përballë ish stabilimentit Mihal Durri, sot fillimi i rrugës së ambasadave, këpucarëtra!
E fuste thumbin në gojë, me e lag me pështymë para se ta ngulte pak në shuallin e ri të këpucëve. Dukej se puthte çdo thumb Xhati! Para se të vinte te këpuca jote.
Palé kur pastaj ja jepte me çekiç, nga dyzet cm e madhe me ngritjen krahu çekiç fluturonte drejt dhe mbi kokën dhe thumbit. I binte edhe dy a tre herë të tjera nga pak sikur e përkëdhelte me kokën e çekiçit. Sikur i binte pianos mër jahu! Tat tak tuk tuk tiiik taaaaak.
Pale kur i vinte mastiçin këpucët për ta ngjitur. Dhe lyente mirë me gishtin e mesit dhe pastaj e përhapet te astari poshtë shuallit. Dhe fundin e gishtit e fshinte te perparesja gjysem prej cope gjysem prej lekure. Ishte përparësja e tij një pëlhurë pikture magjepëse sa këta piktorë sot mund të shohin që të bëjnë me këtë.
E shihte shuallin e këpucëve të klientit dhe i thoshte: Ke filluar me të marrë pak peshë këtë kohë, kujdes diabetin o shok se këpuca nuk më flet mirë, ka filluar të hahet shpejt! Hajde laborator hajde!
Ose: Ore mos ke asnjë kallo, se shoh sikur njëra këpucë ka ngrënë pak më shumë djathtas sesa tjetra!
Zgjaste klienti të merrte këpucën e rregulluar por Xhati i madh nuk ja jepte: Prit, o burrë sa me vrull e merr! Merrte një sfyngjer të vogël, e zhyste në kuti me bojë kafe dhe me delikatesë e priste te thembra e këpucës duke e lyer bukur!
Gishtin me bojë e fshinte përsëri të përparojë. Përzihej e kafta e bojës me të bardhën si spermë të mastiçit dhe jepet lloj lloj figurash që aman ose Zot. Ta merrte mendjen e pikturës abstraksioniste e Xhatit në përparëse e vet, nuk kishte si Vasilij Kandiskij ta shpjegonte!
Diçka midis artit kubist dhe atij dadaist!
Zgjat prapën ti! Ai ngrinte sytë e qeshur, me fytyrën si Zhan Mareja dhe flokët e lidhur me spango që mos i binin si ujëvara mbi këpucën kur ulte kokën. Priiiit! Dhe me futën prej cope i jepte shkëlqim bojës të sapo vënë.
Jallah, fuqia e fërkimit të tij mbi këpucë sikur e bënte të nxirrte xixa. Llustra!
Lërë sholli. Lëkurë viçi dhe më vonë. Dhe verdhë si ar. Hajde nostalgji për këpucarët hajde !!!!
Ta kapje shollin me vinç dhe suprinën me traktor dhe t’i tërhiqnin në anë të kundërta, me siguri që traktori i këputeshin zinxhirët kurse vinçi jepet në Lanë, po këpuca nuk jepej m! Do të ndryshojë faraonët!
Kur u hypje atyre këpucëve dukeshe se kishe hyp në një Toyota Yarris elektrike nga ato të prodhimit 2022. Kishte lezet ta përplaste këmbën në bulevardin ku ishte shkruar: Lutemi mos pëshëni për!
Ku të linte Xhadi të ikje pa të vendosur pafkat te këpuca e Riparuar që donte pastaj nja tre vjet të prishej. Të shifte nga surrati. Po të ishe pak garip e kuptonte ai dhe ta vinte pa metalike para e pas. Ta kërcisje si oficer ukrainas në rrugët e Kievit!
Lëre çfarë dhe pyet! Ato pafka të jepnin bindjen se ti ekzistoje! Autoritar tjetri nga pafkat dhe Xhadit. Paf, paf, paf. Nuk bëzante njeri në lagje kur ecte klienti i Xhadit. Të hiqte depresionin. Nuk pyeste njeri mbi ato pafka më: A jam apo nuk jam? – po Dekarti. Nëse nuk jam kush i përplas këto pafka në xhade? Pra, reçel!
Sa të bën haku apo Xhad?
Aq mo 30 lekë. Këpucët e reja sa një gjys buke te Xhadi! Dhe e bukura se lëkura e sipërme vjetërohej tani që sholla ishte vend e re! Nuk vriste këpuca me! Ishte miqësuar me këmbën!
Po mirë more mirë, mirë tokën që e thamë, po Riparuesit e këpucëve pse i zhdukëm o burrë! Këpucarët tiranas mo! Pianisti çekiçi. Puthnin gozhdën mo, si karamele e lëpinin? Gjurmonin thembrën për ta lyer me bojë dhe llustruar.
Lëre muhabetin që bënin, si berberët. Të gjithë disidenta! Agjitacion dhe propagandë 24 orë në 24!
Kishte lezet sa dhe fshihn muhabetin duke e treguar si bukur ngjarjen dhe diku! Ku kishte zot që t’i kapte! Në rrjetë binin vetëm ata që nuk ishin këpucarë dhe orëndreqësa. Këta e vinin çdo pushtet në majë të çekiçit, të lugës!
Ku t’i gjej mo? Një palë këpucë atletët pyesin sot sa janë: 350 euro më se shitësja! Oooo pika të raftë, dy palë këpucë dhe një xhakavento femrash, ngjyrë rozë, pa mengë është gjithë pays ime si akademik, profesor, doktor, lëre moooo!
Akademiku, doktori, piktori, pianisti, ishte Xhadi, një Xhati sikurse që ndryshon në atë kohë me elegancën në fillimin e punës dhe mbarimit të punës!
E mor Xhat, mor Xhad, rahmet paç, ti edhe këpucarët e tjerë që u zhdukën, sa herë futem te rruga e ambasadave më kujtohesh ti? Kthej kokën nga dyqoni juaj dhe me kurrë nuk shoh këpucët e mia të reja Nike!
Nike, i vërtetë, apo fallco, nuk e di më!