Analisti Baton Haxhiu u shpreh se Kryeministri Edi Rama doli blof, me urdhrin që iu dha deputetëve për të votuar kundër rezolutës së gjenocidit serb në Srebrenicë. Analisti tha se deputetët e mazhorancës duhej të ishin larguar nga salla dhe të mos votonin propozimin e PD. Baton Haxhiu shtoi se nuk i pëlqen pamja e deputetëve me kartonat e kuq dhe se i trembej këtij imazhi.
“Sot Taulant Balla, të gjithë deputetët u është dashtë me u largu nga Parlamenti, dhe të thoshte: Rezolutën do ta bëjmë ne më këtë datë. Kjo pamje nuk më pëlqen. Unë frigohem në imazh. Kjo fotografi mbetet. Unë e kam hallin e shtetit shqiptar. Derisa t’u shpjegojmë njerëzve se ky është momenti me Sali Berishën… Fotografia mbetet” – tha Haxhiu.