Partia Demokratike ka bërë të ditur fituesit e degës në Mirditë dhe Peqin. Në Mirditë garën e ka fituar Albert Melyshi.
Ndërkaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Ndërkaq kujtojmë që procesi i zgjedhjeve në Malësinë e Madhe është ndërprerë. Mësohet se shkak për ndërprerjen e procesit zgjedhor është bërë një incident ku kutia e votimit është thyer. Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike, duke ngritur akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.