Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në të gjithë karrierën e tij politike nuk ka pasur kurrë përballë kandidatë fiktivë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai u pyet nëse do ishte komod sikur përballë tij të kandidojë Lulzim Basha për kryetar PD, Berisha tha se nuk ka asnjë pengesë që ai të garojë. Berisha gjithashtu tha se nuk do ndihej komod.
“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka, s’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar. E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit. Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjitha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod” – tha Berisha.