Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë intervistës për mediat ka folur edhe për Presidentin e ri. Berisha u shpreh se nëse Rama ia lë opozitës që të zgjedh Presidentin, atëherë opozita do të nisë negociatat me të gjitha partitë dhe do të ofrojë emrin. Ai tha se vendimet për çështjet madhore politike nuk i merr as kryetari që nuk ekziston, por Këshilli Kombëtar.
“Në qoftë se Rama vendos që t’ia lërë Opozitës Presidentin për shkak të dhunimit të zgjedhjeve, Opozita do të nisë negociatat me të gjitha partitë dhe do të ofrojë emrin. Emra të servirura nga Rama, nuk pranohen. Vendimet për çështjet madhore politike nuk i merr as kryetari që nuk ekziston, por Këshilli Kombëtar. Kuvendi e zgjedh Këshillin Kombëtar dhe sapo ta zgjedhim, do ta thërrasim” – u shpreh Sali Berisha.