Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, pasi ka marrë flakë spitali COVID. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në pavionin e Covid-19 në spitalin Papanikolaou të Selanikut.
Protothema raporton se në vendngjarje kanë shkuar 11 makina zjarrfikëse me 30 punonjës të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin. Brenda në klinike ndodhen mbi 20 pacientë të cilët nuk mund të lëvizin pasi janë të intubuar. Po ashtu raportohet se një person ka humbur jetë.
Nuk dihet fati i të lënduarve të tjerë, por raportohet se disa prej tyre kanë pësuar djegie të rëndë. Ndërsa policia po heton për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie.