Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nisi një betejë me kreun e FSHF-së Armand Duka, ku u shoqërua me audiopërgjime e padi në SPAK. Ndërsa ditën e sotme Gjykata hoqi masën e pezullimit nga detyra ndaj Armando Dukës dhe ky i fundit vazhdon i qetë mandatin e 6-të si President i FSHF-së. Në një intervistë për mediat, analisti Andi Bushati duke folur për vendimin e gjykatës së Tiranës, tha se Veliaj dështoi si palaço.
“Ne ndahemi në dy pika: Veliaj dështoi si palaço, Edi Rama dështoi si politikan në një betejë që e ka nisur dhe Sali Berisha kur ka qenë kryeministër. Nuk fitohet me UEFA-n dhe me FIFA. Janë të korruptuara, autoritare, thuaj çfarë të duash, por kanë atë domenin e vet ku nuk të lënë të hysh. Pikërisht kjo i ndodhi” – tha Bushati.