Një shqiptar, 40 vjeç, i shpallur në kërkim është arrestuar me 4 pistoleta në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni i policise greke është zhvilluar në zonën e Follorinës. Sipas mediave greke, 40 vjeçari shqiptar kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Policia gjeti të groposura edhe 4 pistoleta së bashku me 4 krëhëra me 21 fishekë në total, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga shqiptari. I arrestuarI rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 muaj burg nga Gjykata e Selanikut për “vjedhje”.
Gjithashtu lidhur me trafikun e armëve është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit.