Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin e fundit për Covid-19. MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit 32 qytetarë janë infektuar me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë viktimë. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë shëruar 36 persona. Numri i rasteve aktive është 593.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës. Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19.
Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684. Në total numri i rasteve aktive është 593.