Pushteti, fillim si mjet apo cak si qëllim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushteti, fillim si mjet apo cak si qëllim

23:42 | 09/07/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Mirë apo keq, historia e Shqipërisë në çerek shekullin e tranzicionit, është një histori e partive politike. Në thelb ajo është një histori e palavdishme. Eshtë një histori e ndryshueshme, e kritikueshme, me shumë pikëpyetje, me shumë paqartësi dhe mbi të gjitha, me shumë dritëhije mbi personazhet kryesorë të saj. Secili prej tyre, pavarësisht ngjyrës politike në shpinë, i përputhur në mënyrë absolute me trajektoren e pushtetit: heronj të brohoritur në detyrë, mëkatarë të mënjanuar, kur ikin prej saj.

Kështu ka ndodhur me Berishën, kështu ka ndodhur me Nanon, sa për të marrë dy shembuj kontraversë të dy politikanëve që erdhën në të njëjtën mënyrë dominuese në Tiranën e viteve ’90-­të. Secili nga ta, duke ndarë fat të ngjashëm me tjetrin dhe në raport me ushtrimin e pushtetit, ka ndjekur të njëjtën rrugë në “zemrën” e historisë, por në kohë të ndryshme. I adhuronin në pushtet, i harronin kur nuk kishin pushtet. Por, këtu Doktori bën përjashtim si për të vërtetuar aksiomën se pushteti nuk është vetëm firmë legale, por është para së gjithash imponim moral.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

As njëri dhe as tjetri, as Berisha dhe as Nano, nuk kanë ndërmend të shkruajnë kujtimet e tyre, së paku një gjë të tillë kanë pohuar në vijimësi. Me të gjitha gjasat, të vërtetat e tyre dhe sipas tyre, do të ishin një minierë kurioziteti dhe “lëndë e parë” për të kuptuar dhe shpjeguar më mirë shumë paqartësi të të sotmes duke u nisur nga e shkuara. Në fakt, librat e mirëfilltë të protagonistëve politikë të historisë politike të vendit kanë munguar, me ndonjë përjashtim të rrallë që e bën edhe më të ndjeshëm mungesën dhe më të fortë nevojën për ta.

Një libër i kësaj natyre, i ish­-nënkryetarit të Partisë Socialiste në vitet e para të shndërrimit të saj nga Parti Komuniste, ka trazuar shumë humore në Tiranë. Një politikan tipik i të majtës si Servet Pëllumbi ka bërë pikërisht atë që pritet nga një politikan: ka treguar si e ka parë ai kohën e tij dhe mbi të gjitha, si ka parë rrethanat e asaj kohe, situatat, të shkuarën dhe projektimin e të ardhmes nisur pikërisht nga ajo lloj e shkuare. Dhe mbi të gjitha, si ka parë personazhet e asaj kohe. Me karakteristikat e tyre në kohën e tyre. Me emra të përveçëm, dhe gjykim shpesh të ashpër. Ka hedhur dritë në kulisa dhe në përplasje brenda llojit, ka rrëfyer tradhëti të pastër aty ku shitej dashuri e sinqertë, ligësi aty ku predikohej moral si në kishë, prapaskena që ishin në fakt vetë skena ku luhej seriozisht gallata e madhe e politikës diletante shqiptare.

Nuk ka rëndësi saktësia dhe nuk është e rëndësishme nëse profesori epik i socialistëve është i sinqertë dhe i vërtetë në ato që thotë ndaj ish­-kolegëve të tij. Nuk ka rëndësi të dorës së parë edhe sesa përputhen vëzhgimet e tij mbi natyrën njerëzore të personazheve që kanë ndikuar kohën politike të dikurshme dhe janë ndikuar nga ajo kohë. Në këtë botë ka gjithmonë më shumë se një të vërtetë dhe se edhe të vërteta që përjashtojnë plotësisht njëra­-tjetrën, që mund të jetë tërësisht të kundërta me njëra­tjetrën, mund të bashkëjetojnë pa problem me njëra­tjetrën. I rëndësishëm është mbi të gjitha akti i të shkruarit dhe dëshmia vetjake. Shkrepja e një poze të vetme, qoftë dhe shumë subjektive e së shkuarës së afërt që vazhdon të dominojnë dhe të sotmen e vendit.

Historia e këtij çerek shekulli të fundëm të Shqipërisë (fiks sa ka zgjatur dhe epika e Heroit Kombëtar) është një histori e palavdishme. Eshtë një histori tranzicioni me shumë kohë të shpërdoruar, me shumë energji të harxhuara pa dobi dhe kuturu, me një shoqëri që nuk është as më e mirë dhe as më e përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për një jetë më të mirë.

Sepse, pushteti ka qenë jo mjeti për të realizuar qëllime të mira, por qëllimi i vetëm, tek i cili është rendur me çdo mjet. Të paktën kjo është e vërteta e trishtuar e profesorit epik të socialistëve të dikurshëm, në kohën shumë të largët tashmë të opozitës së tyre të parë. Mbetet të shihet, nëse kjo është e vërtetë edhe në vitin e fundit të mandatit të parë qeverisës para ballafaqimit elektoral që dikton kushtetuta e vendit. Që thotë se në fund të fundit, çdo pushtet është i përkohshëm.

/javanews.al/

Etiketa: cakHeroi KombëtarkulisaLorenc VangjeliPartia SocialistepushtetiServet Pellumbi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com