• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

23:43 | 09/07/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Koço Kokëdhima është kthyer në një personazh të dashur për opozitën. Ky është një lajm i mirë. Prej vitit 2013, kur Edi Rama për dobësitë e tij të pashpjegueshme, e katapultoi atë në politikë, kam qenë një kritik i ashpër i tij. Kam qenë po ashtu denoncuesi i parë i kontratave që i hoqën atij mandatin e deputetit, apo disa ideve tërësisht regresive që ai tentoi t’i bënte funksionale në emër të së majtës në pushtet, siç ishte liberalizmi i drogës, krijimi i konsorciumeve mes biznesit dhe bashkive për kontrollin mbi tenderat e të tjera.

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së majtës në Jug të Shqipërisë, duke tentuar të krijojë një strukturë të tij paralele me Partinë Socialiste, e fokusuar tek kontrolli mbi burimet njerëzore dhe tenderat, duke shkaktuar përçarje të mëdha. Në tre rrethet e Jugut, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, tre kandidatët e tij për kryetar u rrëzuan nga socialistët, jo se nuk e meritonin, por vetëm se i mbështeste ai.

Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t’i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërish anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish-NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish-kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ‘90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pavarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. I autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si “viktima” e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq që ja ndollën dhe gatuan vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

Tani, unë nuk e di çfarë do bëjë kjo zonja me votën e saj dhe as sa punë do prishë për fatin e reformës, por di të them se Kokëdhima është kthyer në shtratin e vet, atje ku duhet të ishte, mes të frikësuarve nga ligji, drejtësia dhe ndëshkueshmëria, dhe nga ku gabimisht Edi Rama e ngriti dhe e futi brenda në Partinë Socialiste. Nëse Kokëdhima ka fuqi të jetë tutor votash femrash, le ta bëjë dhe këtë, se një drejtësi që vjen nga votë tutorësh nuk i duhet kujt.

Është i vetmi rast kur duhet të gëzohen të gjitha palët, Berisha dhe kundërshtarët e reformës që ju shtua një si vetja dhe socialistët që shpëtuan nga një i tillë.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri-tjetrit që “ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën”, se si bëjnë plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund: “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën”. Tani siç duket nuk e ka më dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!

/gazetatema.net/

Etiketa: Dhimo KoteKoco KokedhimakonsorciumMEGAMero BazePBDNJVurgu

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para

Ky vend vetëm për budallenj nuk ka vuajtur asnjëherë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –

Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –

08:53 | 28/01/2023
Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

08:47 | 28/01/2023
EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –

EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –

08:33 | 28/01/2023
“Nuk do jeni në humor”, ku duhet të bëni kujdes sipas horoskopit –

Horoskopi 28 janar 2023, parashikimi i yjeve për secilën shenjë –

08:21 | 28/01/2023
Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

08:11 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –
  • Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –
  • EMRI/ I vuri tritol oficerit të policisë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Horoskopi 28 janar 2023, parashikimi i yjeve për secilën shenjë –
  • Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –
  • Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia publikon filmimet nga rrahja fatale e afrikano-amerikanit –
  • Kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare mbush sot 87 vjeç –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com