“Demokratët t’u bëjnë presion”, Patozi: Basha e Berisha e katandisën partinë në shifra minimale! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Demokratët t’u bëjnë presion”, Patozi: Basha e Berisha e katandisën partinë në shifra minimale!

19:51 | 15/03/2022
në Shqiperi
0

Sali Berisha, po aq sa Lulzim Basha, është përgjegjës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kështu ka deklaruar Astrit Patozi në “Studio LIVE” në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, duke theksuar se PD është katandisur me një numër minimal votash, ku të dy ata, Berisha dhe Basha, nuk mundën të marrin as gjysmat e atyre që morën më 25 prill.

“PD sot ekziston në dy copa të mëdha, ku njëra tregoi se ishte shumica e pakicës, copa që kryesohej nga Berisha, ndërsa pjesa tjetër që i takon Bashës arriti një rezultat të paimagjinueshëm më 6 mars. Ky rezultat është përgjegjësi e Bashës, pro dhe atyre që e mbështetën, përfshirë dhe Berishën. Pas Bashës, përgjegjës është Berisha. Sali Berisha për herë të parë në jetën e tij nuk po di se çfarë të bëjë me një fitore, ndërkohë që ai ka ditur të notojë në ujërat e pista të politikës edhe kur ka humbur. Basha dhe Berisha sot kanë gjysmën e votave që kishin më 25 prill, para një viti. Katandisja e opozitës në shifra minimale, është përgjegjësi e dy gjelave që sot udhëheqin copat e ndara të PD”, tha ai.

Patozi gjithashtu ka thënë se ka pak gjasa që Berisha të bëjë një hap pas. Duke analizuar atë po ndodh brenda PD dhe Foltores, Patozi thotë se as Basha e as Berisha nuk kanë ndërmend të largohen, duke theksuar se nevojitet që demokratët t’i bëjnë presion. Sipas tij, zgjidhja është një hapje shumë e madhe e PD duke mos i pasur nëpër këmbë dy ‘shkaktarët e krizës’. Mundësia e bashkimit mes PD zyrtare dhe Foltores, për Patozin nuk ekziston.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Të dyja palët po luajnë taktikisht, ka një lloj tërheqje nuk ka më duel me tonalitet të larta, por zbutje sepse palët po përgjojnë njëra-tjetrën. Është hedhur teza që të largohen të dy, është një gjë e paracaktuar sepse ata e dinë që kundërshtari nuk do ta bëjë dhe Basha kërkon të fitojë kohë. Berisha shtyu kongresin e tij, pra po kërkon të fitojë nga trazirat. Këto nuk do sjellin ndonjë gjë të re. Duke qenë lëvizje taktike të dyja palët do i ruajnë objektivat e tyre për ekzistencë, nuk kanë ndërmend të ikin. Basha ka gjetur artificën që po nuk iku ai nuk iki as unë. Zgjidhja do të ishte që nëse vetë PD do t’i thërrasë nevojës, t’i bëhet presion shkaktarëve të kësaj krize, Bashës e Berishës dhe të hapte garën edhe për vektorë të tjerë opozitarë që mund të mos kenë qenë kurrë në jetën e tyre në PD. Te PD zyrtare diçka po ndodh, ka një lloj presioni. Nga ana e Foltores nuk pipëtinë asgjë. PD ka nevojë të vendosi që do të ndryshojë, por sot unë nuk po shikoj shenja. Nëse nuk do ketë një lloj lëvizje pajtuese dhe ndërveprimi opozitar, PD e firmos që tani humbjen jo vetëm në zgjedhjet lokale të ardhme, pro edhe të përgjithshmet në vitin 2025. Për herë të parë në PD po artikulohet forca e tretë që është ai fluks i opozitës që është kritik me të dyja palët dhe Berishën dhe Bashën. PD dy rrugë ka, ose të bëjë një mea culpa dhe një hapje shumë të madhe duke mos i patur nëpër këmbë dy shkaktarët e krizës që duhet të bëjnë një hap mbrapa dhe PD duhet të hapet edhe në raport me të tretë. Nuk flasim dot për bashkim të PD, çfarëdo të ndodhë, e kanë shumë afër betejën me njëri-tjetrin”, theksoi Patozi.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me Foltoren, Patozi u shpreh se ata po ndjekin situatën brenda PD, duke shpresuar për ndonjë ‘tërmet’ që do të largonte Bashën, për t’i hapur rrugën atyre. Megjithatë ai thekson se perspektiva e një force politike e drejtuar nga Berisha, është e zymtë.

“Është duke i hedhur benzinë zjarrit në ngjarjet që po ndodhin në PD, me shpresën që atje mund të ndodhi ndonjë tërmet që mund të largojë Bashën nga PD dhe Foltorja mund ta marrë më kollaj. Por nuk është as kjo zgjidhje. Perspektiva e një force politike e drejtuar nga Berisha, është e zymtë” – tha Patozi.

PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë, ndërsa Berisha mori vetëm Shkodrën. Pas zgjedhjeve, një numër i madh deputetësh demokratë i kanë dalë kundër Bashës, duke i kërkuar dorëheqjen.

 

Etiketa: Astrit PatozidemokratetLulzim BashaminimalePartiapresionSali Berishashifra

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ushtarët rusë- Putinit: Shoku President, ju po gënjeni!

Ushtarët rusë- Putinit: Shoku President, ju po gënjeni!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com