Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton deklaratën për Ukrainën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton deklaratën për Ukrainën

21:50 | 03/03/2022
në Kosove Rajon
0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten një deklaratë më të cilën dënohen sulmet ushtarake ruse kundër Ukrainës. Për deklaratën votuan 100 deputetë, kurse tre ishin kundër; dy deputetët e partisë “E Majta” dhe një deputet i Partisë Demokratike Serbe. Deklarata ishte propozuar nga Partia Liberal-Demokrate, Ripërtëritja Demokratike dhe deputetet, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin. Deputetja Zajkova, e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, tha se “çmimi i luftërave gjatë historisë po paguhet nga njerëz të pafajshëm”.

“Kuvendi, si institucioni më i lartë në një demokraci parlamentare, nuk duhet të qëndrojë i heshtur ndaj zhvillimeve dhe duhet të dënojë urgjentisht agresionin ushtarak që po ndodh në zemër të Evropës dhe të shprehë një angazhim të qartë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në diplomaci ka një rregull që çdo heshtje është pëlqim apo miratim, ndaj nuk guxojmë të heshtim”, tha Zajkova.

“Asnjë lot apo traumë e fëmijës nuk do të falet. Lufta gjithmonë sjell vetëm shkatërrim dhe vdekje. Edhe motivet më mirënjohëse, të mbuluara me gjak, janë thjesht ambicie hipokrite, të padenja për botën e qytetëruar”, tha deputetja, Maja Moraçanin.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se dënon sulmin rus ndaj Ukrainës.

“E drejta e Ukrainës që të zhvillojë politikën e saj të jashtme është parim që duhet të respektohet, por kjo duhet të vlejë edhe në rastin e Maqedonisë (së Veriut) që ka kontest me Bullgarisë. Pra, edhe liderët tanë shtetërorë duhet të punojnë që edhe ne të kemi politikën tonë të jashtme, pa ndikime nga shtetet tjera”, ka deklaruar Milloshoski.

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq deklaratën e quajti “hipokrizi të politikanëve”.

Ai tha se beson se në këtë situatë duhet të jetë i qetë, i përmbajtur dhe i kujdesshëm, pasi siç tha ai, “disa gjëra nuk harrohen kurrë”. Maqedonia e Veriut u është bashkuar edhe sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke ndërprerë të gjitha fluturimet nga Moska ndërsa janë ndërmarrë edhe masa tjera për bllokimin e transaksioneve financiare të kompanive dhe afaristëve rusë. Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë si “kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

 

 

Etiketa: deklaratakuvendiMaqedonia veriutUkraina

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
“Kosova sa më parë në NATO”, Meta takon Vjosa Osmanin: Një përgjigje në të mirë të paqes

“Kosova sa më parë në NATO”, Meta takon Vjosa Osmanin: Një përgjigje në të mirë të paqes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com