E donim Shqipërinë, ndaj na përzunë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E donim Shqipërinë, ndaj na përzunë

09:47 | 27/06/2016
në Opinion
0

Nga Shpëtim Idrizi

Sarandë, 24 qershor 2016

Të dashur motra e vëllezër,

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

e mbyllëm dhe për këtë vit marshimin fizik për në varrezat monumentale të Kllogjerit. U përpoqëm të përmbushnim simbolikisht një dëshirë të këtyre motrave, vëllezërve, nënave dhe baballarëve tanë që prehen këtu: ata ishin nisur për në Shqipëri, përkohësisht. Me dëshirën e madhe për t’u kthyer në vatrat e tyre amtare. Por, dielli i fortë i qershorit, vuajtjet, dhimbjet epike për humbjet e të afërmve, sëmundjet e luftës dhe të paqes, trajtimi çnjerëzor i atij që duhet të ishte vendi amë, ja prenë në mes ëndrrën, shpresën dhe jetën.

Sot si çdo vit ne bëmë një rrugë që ata do donin shumë ta bënin. Në atë kahje që ata ëndërruan shumë. Sot besoj, të prirë nga flamuri, nga ajo shenjë e shenjtë e përkatësisë sonë, ne kemi menduar për ata që prehen këtu. Për ata që ne si bijtë e tyre, si drejtues të PDIU, u dhamë një strehë të fundit të dinjitetshme. Nëse ka diçka të madhe për të cilën jam krenar është pikërisht kjo: prehja e tyre e epërme nuk mbeti një varr masiv si donin ata që me grykën e armëve, pasi u vranë të afërmit, i përzunë drejt Shqipërisë. Prehja e tyre e epërme është kjo varrezë monumentale, ku ka emra për të gjithë, ka shenja të ekzistencës së tyre që do të mbeten përjetësisht.

3

 

Kjo varrezë ka brenda mesazhin e përjetësisë, por jo vetëm. Ajo flet shumë me të gjallët që kalojnë kufirin në të dy drejtimet. Grekëve i kujton sa herë që hyjnë në tokën tonë, se çfarë krimesh kanë bërë paraardhësit e tyre dhe pse duhet të na kërkojnë falje. Shqiptarëve i kujton amanetin e atyre që gjinden këtu: E donim Shqipërinë, ndaj na përzunë. Por, ju lutem mundësisht na varrosni aty ku kemi lindur. Ndaj ne sot i themi Parlamentit shqiptar dhe qeverisë greke: nderimi për të vdekurit duhet të jetë njësoj, pavarësisht se ushtarët grekë ishin pushtues këtu. Nuk mund të ketë varreza greke në tokën tonë, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek në vatrat e tyre amtare! Ne duam një monument të paktën për viktimat e pafajshme, sepse e dimë që fqinjët kanë traditën e shkatërrimit të varrezave, të dhunimit të të vdekurve dhe të gjallëve! Ne duam lëvizje të lirë në të dy krahët e kufirit!

Sot, ndërsa ne kemi ecur mendueshëm për disa qindra metra, kemi ndjerë, kemi përjetuar diçka të ngjashme me dëshirat e atyre që prehen këtu afër nesh. Disa prej tyre, foshnja asokohe mund të ishin gjallë sot nëse jeta e tyre do ishte normale. Me siguri duke bërë atë që nuk bënë dot bashkëkombasit tanë të gjithë kemi provuar një ndjesi të jashtëzakonshme. Dhe dua t’ju sjell këtu një shembull përjetimi. Në vitin 1999, Vacllav Havel, njëri nga heronjtë e përjetshëm të humanizmit europian, ndërsa vizitoi Kukësin e mbushur plot me kosovarë të ikur, i kërkoi autoriteteve shqiptare, të bënte pak rrugë kthimi drejt Kosovës. “Dua të provoj si ndihen ata që duan të kthehen”, tha ai, duke ecur disa qindra metra, në kufirin artificial midis Shqipërisë dhe Kosovës. Çfarë simbolike e jashtëzakonshme prej një figure të jashtëzakonshme! Ne sot bëmë rrugën e kthimit deri afër kufirit artificial midis shqiptarësh! Nesër nuk do të jetë kështu! Nuk ka kufij që ndalojnë shqiptarët të lëvizin të lirë si gjithë europianët! Ne do ta këpusim nyjen gordiane të padrejtësisë greke, me shpatën e drejtësisë europiane!

Vacllav Havel, ka thënë dhe diçka tjetër simbolike që ndërlidhet me historinë tragjike të të ndjerëve tanë, që po përkujtojmë sot. Duke ju referuar shteteve me gjoja homogjenitet etnik, ai tha: “Shtetet e spastruara etnikisht janë më keq se komunizmi!””

Unë ju pyes: A nuk është Greqia e sotme një shtet i spastruar etnikisht? Ku janë komunitetet etnike të ndryshme nga grekët, për të cilët flet historia, por dhe historianët e emancipuar të vendit fqinj? Ju të rinj grekë, nuk doni ta besoni se qytetet ku jetoni sot kanë qenë zona urbane ku kanë bashkëjetuar paraardhësit tuaj me shqiptarët, me hebrenjtë, me sllavomaqedonasit. Të gjithë të tjerët, jo grekët, janë zhdukur, dhe ju i keni përvetësuar mitologjinë, historinë, muzikën, monumentet, artin. Ju lutem në emër të paqes, në emër të drejtësisë,kuptojeni këtë të vërtetë, sepse ajo nuk mund të zhduket, nuk mund të mohohet dhe do ju ndjekë nga pas. Rrënjët tona janë të thella dhe të shtrirë në gjithë Ballkanin, pra dhe në Paramithi, Filat, dhe kudo ku flitet ende shqip, apo arvanitika.

image-0.02.01.81e8de257619b6a00ace4918b946ea04fce91aa7b0b4a77b99bfae1d452caf0c-V

Të dashur miq,

kjo varrezë monumentale, në fakt është një homazh për shpirtin tonë kombëtar, për shpirtërat e të vdekurve, që jetojnë dhe pasi trupi vdes fizikisht. Shikojeni mirë skenografinë natyrale që na rrethon. Shikojeni simbolikën që bart kjo skenografi në kufijtë artificialë që duan të ndajnë qenien shqiptare.

Më vjen në mend një shprehje e Ajnshtajnit (një shkencëtari të madh): “Shpirti, ideja dhe dashuria nuk mund të shkatërrohen. Mund të fshijmë kufijtë, brenda të cilëve ishin mbyllur. Por shpirti, ideja, dashuria do të mbeten gjithmonë mes nesh.”

Në emër të nderimit për shpirtërat e të parëve tanë që prehen këtu, që ndriçojnë këtu, unë dua të them në emër të dashurisë, një ide aktuale.

Sa herë që vijmë këtu, ne të PDIU, të Shoqatës “Çamëria”, aktivistë të gjithë hapësirës kombëtare, verifikojmë bilancin e amanetit të këtyre shpirtërave që nuk i përgjigjen thirrjes. Me krenari më duhet të them se sot si kurrë më parë, bilanci është mëse i plotë. Jemi me ballin lart përpara këtij monumenti të madh të shqiptarizmit:

Si kurrë më parë, Çështja Çame, si çështje drejtësie dhe jo si çështje pronash është më afër zgjidhjes.

Si kurrë më parë, pala greke po detyrohet të pranojë se komuniteti çam nuk ishte i gjithi, një komunitet bashkëpunëtor i pushtuesve. Ky është një pranim i vockël i të vërtetës, por nuk është gjithë e vërteta. Shikoni emrat, mbiemrat dhe moshën e gjakut tonë që prehet në këtë varrezë: A mund të ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, gratë, pleqtë dhe fëmijët që prehen këtu? Po batalionet tona partizane pse i mohon ende, Greqia zyrtare? Historia e Luftës së Dytë është e afërt dhe ne s’mund ta pranojmë gurin e turpit, me të cilin pala greke dëshiron të na damkosë.

Meqënëse pala greke pranoi se paska dhe çamë të mirë, ne do të dërgojmë shumë shpejt një grup të mbijetuarish prej genocidi të vizitojë tokën e të parëve. Ta shohim sa seriozisht e kanë grekët me ndryshimin e tyre të fundit.

Si kurrë më parë, shteti shqiptar e ka vendosur Çështjen Çame në agjendën diplomatike. Kjo çështje nuk del më prej agjendës diplomatike. Ajo po ndërkombëtarizohet. Ne do ta zgjidhim me rrugë paqësore, diplomatike dhe juridike.

Shumë shpejt ne do të fillojmë nga puna me Komitetin e përbashkët me Sooqatën “Çamëria”, për jetësimin e hapave që ka projektuar studioja legale britanike. Zgjidhja është afër, dhe ora e së vërtetës po troket.

Shumë shpejt ne do të fillojmë të grumbullojmë nëpërmjet një portali online, gjithë provat, dëshmitë, faktet mbi humbjet njerëzore, materiale, pronësore, të gjithë shqiptarëve në Greqi. Këto do të shërbejnë në gjyqin e të vërtetës përballë atyre që bënë genocid.

image-0.02.01.a8e631bbfe384268281b2ca9a7c5b6ce34a383d7e722ff87227d753d4f2a6272-V

Ne e bëmë Çështjen Çame pjesë të çështjes kombëtare. Ne e rritëm krenarinë për origjinën tonë. Sot, për Çamërinë flitet kudo, madje dhe në stadiumet e Europianit dhe kjo tmerron ata që duan të mbrojnë krimet e paraardhësve të tyre

Unë kam bindjen se vitin tjetër, shpirtërat e atyre që prehen këtu, do të jenë më të qetë. Ideja e tyre për kombin, ideja jonë për kombin do të fitojë falë dashurisë së të gjithë bashkëkombasve tanë për flamurin, për shqiptarinë. Ne e kemi trimëruar politikën shqiptare, ne i kemi dhënë pika referimi kombit, ne i kemi dhënë beteja dhe fitore përparimit tonë kombëtar. Ne sot jemi më të fortë se kurrë.

Rroftë kombi shqiptar!

Rroftë Çamëria, e pandarë dhe e pavdekshme!

*Fjala e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi në varrezat monumentale të Kllogjerit

Etiketa: FilatgenocidiKllogjerParamithiPDIUShpetim Idrizispastrimi etnikVacllav Havelvarrezat monumentale

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shkodër, asgjesohen 4697 rrënjë kanabis

Shkodër, asgjesohen 4697 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com