Forcat partizane çame përkrah ELAM e ELIAS në luftë kundër nazistëve dhe Napoleon Zervës
Komanda e Përgjithshme e LANÇ mori lajmin më 31 dhjetor se u çlirua Çamëria nga forcat e Napoleon Zervës. Një letër e komandës së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Jug të vendit, dërguar Komandës së përgjithshme në Tiranë, raporton se pikërisht ditën e fundit të vitit 1994, u çlirua Çamëria.
Ka detaje të orëve të fundit të luftës mes forcave të rezistencës greke kundër nazistëve dhe Zervës si dhe pjesmarrjen e forcave të popullsisë çame në këtë betejë. Përkrah forcave të ELAS dhe ELAM-it, kanë luftuar edhe partizanë nga Çamëria. Më poshtë publikohen disa dokumente që japin detaje interesante të betejës së fundit për çlirimin e Çamërisë. Korrespondenca mes komandave shqiptare të LANÇ flet për situatën e vështirë ekonomike në Çamëri pas luftës.