Para presidencës së Serbisë ka përfunduar protesta e organizuar nga iniciativa “Nisu, ndrysho” dhe Asociacioni i Organizatave Mjedisore të Serbisë, të cilët po protestojnë kohë pas kohe ndaj politikave mjedisore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Disa protestues dhe përfaqësues të shoqatave kanë vendosur çadrat dhe siç kanë paralajmëruar ata do të jenë atje derisa qeveria të miratojë një kërkesë për ndalimin e përhershëm të nxjerrjes së litiumit dhe borit.
Savo Manojloviq, njëri prej organizatorëve, pohoi se gati 200 persona kanë aplikuar për të hyrë në çadrën para Presidencës.