Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku do të garohet në 5 bashki të vendit. Ajo që bie në sy në dokumentet dërguar KQZ-së është se ato mbajnë firmën e sekretarit të LSI-së Endrit Braimllari dhe vulën “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Kujtojmë që kryedemokrati Basha e ka sulmuar Berishën për faktin që sipas tij “ai po shëtit me logon e LSI-së në 6 bashkitë”.
Ndërkaq Kryemadhi është shprehur se në koalicion janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK. “Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano, Lushnje, Bardh Spahia, Shkodër, Premtim Kryemadhi, Dibër, Ardian Muka Durrës, Hekuran Xhani Rrogozhinë dhe Lulzim Vrana, Vorë.