Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, që do të zhvillohen më 6 mars. Dokumenti mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike Endrit Brahimllari.
Deri më tani kanë bërë kërkesë për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve, krahas LSI-së edhe Partia Socialiste për Integrim.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u dekretuan për t’u mbajtur në datën 6 mars, zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.