Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, ku personi me inicialet K. K. ,për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të personit me iniciale N. D.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe ka e shpallur në kërkim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.