Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

21:50 | 18/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, emigracioni i të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, kriminaliteti si dhe problemet në sistemin arsimor, shoqëruar këto edhe me tensionet politike, po shtyjnë shumë të rinj të emigrojnë në mënyrë të pakontrolluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Emigracioni i pakontrolluar i të rinjve drejt vendeve perëndimore prej vitesh vazhdon të jetë një nga shqetësimet e shoqërisë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2020 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 179 mijë persona, me një mesatare vjetore prej 35 mijë e 800 persona, pjesa më e madhe të rinj. Por, përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se numri i personave që kanë emigruar është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

E reja Sara Zenelaj nga Kukësi ka mbaruar studimet universitare në degën komunikim dhe marketim digjital, megjithatë ajo nuk ka arritur të punësohet, as në sektorin shtetëror dhe as atë privat, çka e ka shtyrë të mendojë për të emigruar në një nga vendet e BE.

Read more

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

“Mendoj largimin jashtë vendit duke ditur se në Shqipëri nuk ka shumë mundësi punësimi . Problemet ekonomike dihen në të gjithë vendin tonë. Dua një të ardhme më të mirë për veten time dhe, pse jo, edhe një zhvillim më të mirë në karrierë”.

Për drejtuesin e Qendrës për Progres Rinor, Rifat Demalija, një pjesë e madhe e të rinjve të intervistuar pohojnë se dëshirojnë të emigrojnë për një të ardhme më të mirë.

“Nga të gjithë ata, që kemi intervistuar dhe pyetur, më shumë se 85% e tyre dëshirojnë të largohen nga vendi për arsye të ndryshme si, zhgënjim nga politika, zhvillimet e gjata gjatë tranzicionit, politika, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve duke mos mbajtur premtimet e tyre”.

Marjan Lukani drejton Qendrën Rinore “Arka” në qytetin e Shkodrës. Ai thotë se shumë të rinj janë afruar pranë kësaj qendre për të mësuar gjuhën gjermane dhe atë italiane me qëllim emigrimin. Ajo që i shtyn të rinjtë të emigrojnë, thotë ai, është situata konfliktuale e klasës politike, që ka ndikuar në humbjen e shpresës për të ardhmen, tek të rinjtë.

“Sot kemi një konflikt më të madh jo vetëm midis dy palëve, por edhe brenda opozitës në vetvete, ku opozita është shpresa për kombin. Sepse, ne gjithmonë jemi të pakënaqur me atë që na qeveris. Ndoshta i’a dime vlerat më vonë, kur ajo qeverisje kalon. Ajo që na çon përpara është opozita. Dhe, për fat të keq, populli shqiptar nuk shikon shpresë tek opozita”.

Mes zonave me emigracion të lartë në Shqipëri, sipas Rifat Demalisë, është zona verilindore ku përfshihet Qarku i Kukësit me tre bashkitë e tij; Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Në këtë zonë të largët malore vështirësitë në zonat rurale janë shumë më të mëdha se në pjesën tjetër të vendit.

“Një shkak dhe arsye e fortë për familjarët, të rinjtë dhe të rejat, që jetojnë në zonat rurale, dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak se infrastruktura është e mjerueshme. Është alarmante të shikosh situatën në shkolla, pa ngrohje, pa kushte higjeno-sanitare, me rrugë të paasfaltuara dhe shumica e fshatrave nuk kanë edhe ujësjellës”.

Përgjegjësi për ritmet e larta të emigrimit të të rinjve ka edhe sistemi arsimor, i cili, sipas drejtuesit të Qendrës Rinore “Arka”, Marjan Lukani, nuk po arrin të përshtatet me nevojat e reja të tregut të punës.

“Emigracionin mund t’a shikojmë edhe si një anë pozitive. Nëqoftëse të rinjtë shkojnë në një vend të BE, ose larg BE, por më të zhvilluar se Shqipëria, ata mund të punojnë për të sjellë të ardhura për në Shqipëri. Por, fatkeqësisht ne po i çojmë të rinjtë tanë të papërgatitur për atë treg pune ku ata shkojnë. Sepse ne nuk po i përgatisim për tregun tonë të punës dhe jo më për tregun ku ata shkojnë. Dhe, kështuqë ata hasin probleme për integrimin dhe punësimin e tyre”.

Emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë shqiptare, pasi pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar janë të moshës 18 deri në 40 vjeç. Kështu, në Shqipëri po vërehet fenomeni i tkurrjes dhe plakjes së popullsisë, shoqëruar me zvoglimin e forcës se punës./VOA/

 

Etiketa: EmigracioniShqiperitë rinjtëVOA

Të Lidhura

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

nga 27
19:20 | 07/02/2026
0

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili së fundmi zbuloi publikisht detaje nga marrëveshja financiare me Top Channel për...

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

nga 27
18:04 | 07/02/2026
0

Myslim MurriziMe habit shum ky mosvendim i mender Gjykates Kushtetuese 4 me 4 ose siç i thone shahistet RREMI. Por...

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

nga 27
18:02 | 07/02/2026
0

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna...

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

nga 27
18:00 | 07/02/2026
0

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, por Prime i së shtunës do të sjellë emocione...

Para
Sula dhe Spaho përplasen për 8 janarin: Njerëzit e karikuar do të vrisnin Bashën

Sula dhe Spaho përplasen për 8 janarin: Njerëzit e karikuar do të vrisnin Bashën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –

19:20 | 07/02/2026
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

18:04 | 07/02/2026
Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –

18:02 | 07/02/2026
Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –

18:00 | 07/02/2026
Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –

17:58 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –
  • Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –
  • Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane –
  • Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës –
  • Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë! –
  • SPAK tani mund te… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit –
  • Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com