Nga legalizimi i kanabisit tek integrimi/ Zbardhen 12 pyetjet e Ramës për qytetarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga legalizimi i kanabisit tek integrimi/ Zbardhen 12 pyetjet e Ramës për qytetarët

20:44 | 18/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pyetësorin që do të shkojë për çdo qytetarë, ashtu sikur e kishte paralajmëruar pak ditë më parë. Në këtë pyetësor qytetarët kanë mundësinë të japin mendimin e tyre në lidhje me çështjet më thelbësore në vend.

Në formular çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular. Ajo që bie në sy është mendimi që kryeministri Rama kërkon nga qytetarët për legalizimin e kanabisit në vendin tonë. Një tjetër pyetje që shtron Rama është ajo e Ballkanit të Hapur. Ai kërkon mendimin e shqiptarëve, nëse kjo nismë sjell apo jo përfitime për Shqipërinë.

Si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Pyetja e dytë që kryeministri ka zgjedhur të pyes është nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Po ashtu Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Read more

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

PYETJET

1.Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?
  2. Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë që nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju?
  2. Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?
  2. Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?
  2. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

 

  1. Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

Etiketa: BEedi ramaintergimkanabispyetsorqytetare

Të Lidhura

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

nga 27
17:38 | 04/02/2026
0

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të...

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

nga 27
16:42 | 04/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

nga 27
16:34 | 04/02/2026
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit...

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

nga 27
16:24 | 04/02/2026
0

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi....

Para
Sigurimi në aeroport u merr telefonat mobil pasagjerëve në Australi

Sigurimi në aeroport u merr telefonat mobil pasagjerëve në Australi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

17:38 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

16:42 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

16:34 | 04/02/2026
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

16:24 | 04/02/2026
Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –
  • Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –
  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com