Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se varianti Omicron është bërë varianti dominues në qarkullim. IKSHPK paralajmëron se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.
Të nderuar qytetarë! Ju lutemi vaksinohuni! Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, IKSHPK i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid dhe të vaksinohen si rrugët e vetme për të shmangur infektimin apo trajtimin e hospitalizuar.