Drafti ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt kësaj salle dhe nuk është drafti i PS-së, i LSI-së apo i PDIU-së por është draft i përbashkët i yni, i shqiptarëve, i SHBA-së dhe BE-së
“Me ose pa ju, reforma në drejtësi do të miratohet me çdolloj çmimi”, ky është qëndrimi i prerë i kryeministrit Edi Rama, në sallën e kuvendit kur foli për reformën në drejtësi.
Në përgjigje të akuzave të deputetes Jozefina Topalli, Rama është përgjigjur: Jozefinë a ke dëgju atë lojen tresh, se është e njohur në Shkodër. Për fat të keq ti je treshi, i treti në bronx në Partinë Demokratike…
Falenderoj SHBA dhe BE për përpjekjet e jashtëzakonshme për një vit e gjysëm me një durim të jashtëzakonshëm për të krijuar kushtet për një process gjithpërfshirës për reformën në drejtësi. të vetmit që nuk deshet të angazhoheshit seriozisht ishit ju.
Drafti ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt kësaj sale. Nuk është drafti i PS-së, apo i LSI-së, apo i PDIU-së por është draft i përbashkët i ynë i shqiptarëv i SHBA-së dhe BE-së. Drafti do të vazhdojë në rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë të shtrirë dorene negociatave për bashkëpunim. Nuk na intereson fitorja politike e ne nuk i gëzohemi disfatës tuaj që është tashmë e qartë për të gjithë shqiptarët, pasi tashmë dihet mirë se kush është kush? Në këtë proces për reformën në drejtësi.
Me ju ose pa ju, thelbi i reformës do të jetë shëmbja e sistemit të kalbur të drejtësi. Këtë system do ta shëmbim me ose pa ju. Ne jemi gati tju shtrijmë dorën as nuk diskutohet që reforma me ose pa ju do të bëhet. Pyetja është vetëm çmimi që ajo do të ketë. Keni në dorë që çmimin ta bëjmë të përballueshëm dhe reformën ta bëjmë sëbashku”, tha Rama.