Inspektorati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster ka mbyllur klasën e pestë në shkollen 9-vjecare “Avni Rustemi” në Bashkine e Libohoves. Shkak është bërë infektimi e 8 nxenësve me Covid-19.
Izolimi i nxenesve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes se zinxhirit të infektimit për tek nxenesit e tjere të klasës.
Klasa nuk do te funksionoje per 2 jave te plota. Nderkohe jane mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastres dhe nje zyre tek ADISA pasi jane konstatuar punonjes te prekur me Coronavirus.