Shpëtim Hajdëraj është personi që është arrestuar dy ditë më parë nga policia greke.Ai është me orgjinë Shqiptare dhe akuzohet për abuzim me fëmijë, për vjedhje të përsëritura dhe mosbindje.
Arrestimi i shqiptarit u bë në Atika të Greqisë, për shkak se u ishte afruar disa fëmijëve duke kryer akte të turpshme ndaj tyre. Fillimisht, 46 vjeçari ju largua policisë, por më vonë u arrestua teksa po udhëtonte me biçikletë.
Në një rast tjetër, ai ka shkuar në një shkollë dhe me pretendimin se ishin të njohurit e vajzave të tij 13 dhe 15 vjeçe, ka kryer veprime të pahijshme ndaj nxënësve.
Deri më tani, janë regjistruar veprime imorale me 27 nxënëse të mitura në zona të ndryshme të Atikës si dhe në Pire.
Ndaj shqiptarit është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg, ndërsa Prokurori i çështjes ka vendosur që të publikojë pamjet dhe emrin e tij. Policia greke u kërkon qytetarëve të zonës të denoncojnë edhe rastet e tjera.