Bisedimet bërthamore, SHBA-Iranit: Koha po mbaron – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedimet bërthamore, SHBA-Iranit: Koha po mbaron

19:49 | 14/10/2021
në Bota, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se koha po mbaron që Irani të rikthehet tek negociatat e Vjenës për ri-aktivizimin e marrëveshjes bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të marrë në konsideratë opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë me mirëbesim. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine.

Irani ishte fokusi i bisedimeve të mërkurën në Departamentin e Shtetit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe homologëve të tij nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Zoti Blinken tha se gjatë nëntë muajve të fundit, administrata e Presidentit Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i riktheheshin zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore, nëse Irani do të bënte të njëjtën gjë. Tashmë ai thotë se koha po mbaron.

“Nuk do të vendos një datë të caktuar, por me çdo ditë që kalon dhe me refuzimin e Iranit për t’u angazhuar në mirëbesim, hapësirat po ngushtohen”, tha Sekretari Blinken.

Read more

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi –

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit –

Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid paraqiti një pamje më të zymtë, duke thënë se Irani është pranë sigurimit të armëve bërthamore.

“Nëse iranianët nuk besojnë se bota dëshiron seriozisht t’i ndalë, ata do të nxitojnë drejt bombës bërthamore. Izraeli rezervon të drejtën për të vepruar në cilindo moment dhe me çfarëdo mënyre”, tha zoti Lapid.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ende besojnë se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë mënyra më efikase për t’u përballur me sfidën që paraqet Irani, por se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të marrin në shqyrtim opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë. Zoti Lapid tha se opsionet e tjera ishin pikërisht në zemër të bisedimeve që u zhvilluan të mërkurën.

Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara së bashku me fuqitë e tjera u përpoqën të shpëtonin marrëveshjen e vitit 2015, nëpërmjet bisedimeve indirekte në Vjenë. Por, bisedimet ngecën dhe disa vëzhgues thonë se mundësitë duken edhe më të pakëta me ardhjen e një udhëheqjeje të re në Teheran. Presidenti iranian Ebrahim Raisi thotë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe ka kritikuar sanksionet amerikane ndaj Teheranit si një mënyrë e re për të bërë luftë.
Etiketa: bombaIraniSHBA

Të Lidhura

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –

nga 27
09:22 | 09/06/2026
0

Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje...

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi –

nga 27
09:18 | 09/06/2026
0

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë...

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç –

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit –

nga 27
09:00 | 09/06/2026
0

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –

Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –

nga 27
08:36 | 09/06/2026
0

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar protestat e fundit qytetare, duke e cilësuar si një reagim ndaj të gjithë klasës politike....

Para
Gledis Nano  ‘përvesh mëngët’ dhe nis punën/  ‘Ultimatum’ për 12 drejtuesit e qarqeve:  Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve

Gledis Nano 'përvesh mëngët' dhe nis punën/ 'Ultimatum' për 12 drejtuesit e qarqeve: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –

09:22 | 09/06/2026
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi –

09:18 | 09/06/2026
Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç –

Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit –

09:00 | 09/06/2026
Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –

Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –

08:36 | 09/06/2026
Rama dhe Berisha janë në panik, protesta po u prish skemën e vjetër politike! –

Rama dhe Berisha janë në panik, protesta po u prish skemën e vjetër politike! –

08:24 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi –
  • Alarmi demografik/ Në një vit rezultojnë 33 mijë të rinj më pak në Shqipëri, ndërsa shtohen të moshuarit –
  • Është një goditje për dyshen Rama-Berisha, janë bashkë në një varkë –
  • Rama dhe Berisha janë në panik, protesta po u prish skemën e vjetër politike! –
  • Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian –
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com