Rama: Kompanitë e huaja na kërcënojnë duke tundur flamurin amerikan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Kompanitë e huaja na kërcënojnë duke tundur flamurin amerikan

13:50 | 08/06/2016
në Uncategorized
0

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur kritikave të bizneseve të huaja për përkeqësimin e klimës së bizneseve në Shqipëri. Në fjalinë e tij në mbledhjen e këshillit ekonomik, Rama tha se ka kompani që tundin flamurin amerikan duke kërcënuar të mos paguajnë taksat në vendin tonë.

Rama tha se ajo çka qeveria ka bërë nuk është e mjaftueshme, por dhe bizneset nuk janë mësuar të respektojnë ligjet. Kreu i qeverisë u shpreh se vetëm në Shqipëri, kompanitë e huaja nuk pranojnë të paguajnë taksat duke kërcënuar se do të na diskretitojnë ndërkombëtarisht.

“I kam dëgjuar me vëmendje reagimet e biznesit apo disa dhomave të tregtisë që kanë nënvizuar një problematikë të konsiderueshme në klimën e të bërit biznes. Në këto reagime ka një të vërtetë të madhe që çka kemi bërë nuk mjafton nëse nuk vazhdojmë më tutje për ta kompletuar. Por ka edhe një të vërtetë tjetër që shumë pak janë mësuar bizneset të respektojnë ligjin. Që shumë pak janë mësuar sipërmarrjet të veprojnë në çdo hap dhe çdo detaj brenda kornizës së ligjit. Informaliteti nuk është vepër e disave por e të gjithëve së bashku. Vepër e qeverive që nuk e kanë reformuar sistemin e funksionimit të shtetit shqiptar, që nuk e kanë reformuar administratën, posaçërisht atë fiskale, që nuk e kanë reformuar drejtësinë por edhe vepër e aktorëve në treg që kanë përfituar një hapësirë ku rregullat kanë qenë në letër dhe ligjet kanë mbetur në letër. Vetëm në një vend si ky mund të ndodhë që një kompani e huaj thotë se ‘unë nuk kam mundësi të paguaj taksat dhe ju nuk më impononi dot sepse unë do t’ju diskretitoj ndërkombëtarisht’. Vetëm në këtë vend një kompani e huaj që valëvit flamurin amerikan apo një tjetër mund të kërcënojë qeverinë shqiptare, një qeveri sovrane”.- theksoi kryeministri.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Gjithashtu Rama u ka bërë thirrje bizneseve se për çdo problem që kanë me administratën dera e tij dhe e ministrit Ahmetaj është e hapur. Ai nuk pranon faktin se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar.

“Nuk është i vetmi shembull për fat të keq, pasi e kam bërë të qartë për të gjitha kompanitë. Për çdo problem që biznesi ka me administratën, dera ime është e hapur dhe e ministrit Ahmetaj. Atyre që bëjnë engjëllin, por në fakt janë në pozicionin e djallit, në raste të caktuara, pranojmë se ajo që kemi bërë është e papranueshme. Të më thoni mua se klima e biznesit sot është përkeqësuar, ndërkohë që 32 muaj më parë nuk merrnit dot një TVSH pa paguar 50 për qind të të paktën asaj që ju takonte, kjo më duket e tepruar. Të më thoni mua se klima e biznesit është përkeqësuar, pasi nuk guxonit të hapnit gojën dhe kishit shtruar km rrugë, dhe iu futët kredive, kjo është e vështirë. Juve ju trajtonin si shërbëtor të marrë peng, dhe jo sipërmarrës. Ndaj më duket e tepruar. Ajo që shoh të domosdoshme dhe jo të tepruar është kërkesa juaj dhe e imja, për qeverinë për të lehtësuar procedurat. Për të lehtësuar dhe thjeshtuar paketën fiskale, për të bërë një kuadër që të jetë i thjesht ne Rajon dhe Europë. Po punojmë intensivisht për një model të ri të trajtimit të ankesave të sipërmarrësve. Falenderoj Luan Bregasin, edhe pse do më akuzojnë për favorizim.”-përfundoi Rama.

Etiketa: biznesetedi ramafjalimiklima e biznesitleja e ndertimit

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dërgohet në gjyq Durim Bami /Akuza për pastrim parash

Dërgohet në gjyq Durim Bami /Akuza për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com