Si dy pika ujë me Shkupin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si dy pika ujë me Shkupin

21:02 | 07/06/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Edhe nga një dështim i radhës, këta dalin me dy fjalime në xhep. Në njërin nga fjalimet ka “kënaqësi”, në fjalimin tjetër ka shtirje si i mërzitur. Në këtë të dytin thonë se “na morët në qafë me Reformën”, ndryshe do të kishim “fituar associmin” me Europën. “Duan” Perëndimin, por në fakt gjithë ngjashmërinë e kanë nga Lindja, madje nga lindja më e afërt, aty ku mund të shtrijnë dorën e të marrin modelin pa pikë lodhjeje. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët me Rilindjen e Naim Frashërit që thotë se “për shqiptarët dielli lind andej nga perëndon”.

Këta janë si dy pika ujë të ngjashëm me Lindjen, madje me Lindjen më të afërt, Shkupin. Ja aty përtej Qafë Thanës; deri aty e shtrijnë dorën.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Shikoni ç’ngjashmëri të frikshme!

1.

Dje u pezullua nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por edhe ministri i Brendshëm u vu nën hetim… për të njëjtin krim. Nën hijen e tyre, ose me dorën e tyre, është kryer përgjim i llahtarshëm dhe i paligjshëm. Kush është përgjuar?… Askush nuk e di. A jemi përgjuar ti e unë?, a është përgjuar rivali politik?, a është përgjuar ortaku i qeverisë në trafikun e drogës e të njerëzve dhe të armëve?, a është përgjuar Perëndimi për interesa të Lindjes?, NATO dhe bazat e raketave amerikane… askush nuk di, por kushdo ka të drejtë të ketë frikë. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut e ka ndaluar rreptësisht përgjimin mbi njeriun. Madje, kur u hartua Karta në Paris në vitin 1948, menjëherë pas dhunës mbi njeriun në Luftën e Dytë, u tha edhe se “po të ishte për t’u dhunuar privatësia e njeriut, pse duhej të vishnim rrobe ose të kishim mure në shtëpi?”.

Këta guxuan të kryejnë krimin e  lakuriqësisë… Është e rëndë…

Por edhe veprën mostruoze, këta mundën ta realizojnë veç mbasi morën model nga Shkupi. Vitin e kaluar, 2015, në qeverinë e Shkupit u zbulua krimi: Nga qeveria ishin përgjuar në mënyrë sekrete mbi 20 mijë vetë. Opozita kërkoi të zbulohej e vërteta, por qe shumë e vështirë. Njësoj siç bënë këta këtu. Opozita e Tiranës thërret prej kohësh se “qeveria po përgjon në mënyrë të paligjshme”, por këta kurrë nuk e hapën kutinë. Deri dje, kur prokuroria akuzoi dhe kur një gjykatës vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, arrestimin e dy drejtorëve në të njëjtin trung të veprës; si dhe urdhëroi hetimin e ministrit të brendshëm “për pengim të zbulimit” të veprës kriminale….

Në Shkup, thuajse e njëjta gjë: kryeministri Gruevski u detyrua të japë dorëheqjen dhe vendi të përgatitet për zgjedhje të parakohëshme. Tani po bëhen gati zgjedhjet, por përmes frikës së perëndimorëve se mund të ndodhë ndonjë e pandodhshme. Për shembull, disa media po thonë se Gruevski, o do të vjedhë zgjedhjet, o mund të zhduket jashtë vendit me paratë e vjedhura…

2.

Ndërsa me Shkupin ngjajmë me veprën kriminale të përgjimit nga qeveria, ende nuk kanë nisur protestat popullore si atje. Atje kanë nisur, dhjetra mijëra vetë, madje me vendosmëri dhe skenar kundër dhunës. Edhe emrin e protestës masive e kanë marrë nga ideja “Shumëngyrësh”, do me thënë, duke përfshirë ngjyrimet etnike të Maqedonisë, ngjyrimet gjuhësore (maqedoase, shqip, rome dhe angleze), ngjyrimet e tullumbacëve dhe bojën mbi veprat monumentale të qeverisë, e të tjerë. Por duke përjashtuar çdo “pikturë” gruevskiane qeveritare.

Shiko çfarë ndodhi dje, përsa i përket ngjashmërisë. Dje, në Tiranë lindi një element i brishtë, që në Shkup tashmë është konsoliduar. Lindi figura e prokurorit dhe e gjykatësit. Në Shqipëri mungon prokurori, mungon, sepse e shtyp qeveria. Edhe “reforma” u tentua me qëllim për të kapur prokurorin. Ndërsa dje, për herë të parë, u arrit që prokurori dhe gjykatësi të pezullojnë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e të nisin hetimin mbi ministrin. Ndërsa në Shkup?…

Në Shkup, protestuesit kanë veshur bluza shumëngjyrëshe, ku janë stampuar portretet e tre prokurorëve maqedonas që u vunë në radhën e parë kundër krimit qeveritar. Portretet e prokurorëve Lence Risteska, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, shfaqen në gjokset e protestuesve. Ndodhen edhe tri shkronja: “CJO”, që në gjuhën maqedonase do të thotë “Zyra e Prokurorit Special”.

A do të kemi edhe në Tiranë prokurorë që do të rrëzojnë krimin qeveritar?!… Dje, të paktën, pamë një sinjal; dje prokurori dhe gjykatësi rrëzuan qeverinë.

3.

Po flisnim për ngjyrat, teksa përmendëm “Revolucionin shumëngjyrësh” të Shkupit… Me ngjyrat është luajtur në Shkup njësoj siç nisi të luhet në Tiranë. Njësoj. Por, kohë më parë. Nuk e mbani mend çfarë bëri kryetari i PS këtu me ngjyrat e të majtës?… Një herë i bëri si Veltroni i Italisë, një herë tha se do t’u ngjante të gjelbërve në Gjermani, një herë pat’ thënë se do të përdorë “enciklikat” si në Vatikan… Dhe më në fund ndryshoi flamurin dhe ngjyrat e Partisë Socialiste e krijoi Rilindjen…  Motamo siç kishte bërë Gruevski i Maqedonisë me ngjyrat e partisë së tij VMRO-DPMNE. Në vitin 2006, maqedonasi ndryshoi flamurin dhe ngjyrat e Partisë; ngjyrat e kuqe dhe të zezë i bëri portokalli. Shpalli se po kryente Revolucion si në Ukrainë (Revolucioni Portokalli i vitit 2004). Analistët kanë konstatuar se këtë e bëri si shenjë servilizmi ose si “hi syve” ndaj Perëndimit, sikur po bëhej pro-perëndimor…

Rilindja e PS, të njëjtën gjë e bëri në vitin 2013. Kryeministri pikturon “alias ngjyrime të Rilindjes politike”. Por, në fakt sipas Shkupit, si dy pika ujë.

4.

Sa shumë ngjashmëri ka! …

Më në fund edhe simbolet e totalitarizmit. Në Shkup, qeveria tashmë e konsideruar autoritariste “Gruevski”, kishte ngritur monumentet triumfaliste. Njësoj siç bëri qeveria e Rilindjes në Tiranë: Nisi idolatrimin me simbolet e diktaturës komuniste, vuri në punë bunkerët, shtëpinë e përgjimit “Me gjethe”, i dha vlerë diktatorit komunist….

Gruevski i ishte drejtuar artit të Nazizmit. Në mes të Shkupit ngriti Harkun e Triumfit dhe statujën e Prometheut të veshur, sipas veprës së Arno Brekerit, skulptor që i shërbeu regjimit gjakatar të Hitlerit. Të dyja me idenë se “Partia ka fuqinë mbi të gjitha”. Këtu deklaruan se Partia është mbi Shqipërinë.

5.

Një pangjashmëri:

Ndërsa në Shkup, Presidenti i Republikës, Ivanov, firmosi një dekret që amnistonte të gjithë nëpunësit e lartë të shtetit që kishin kryer vepra kriminale; këtu në Tiranë nuk ndodhi kjo. Pse nuk ndodhi kjo, pikërisht për këtë arsye e vunë Presidentin e Republikës në tabelën e qitjes. E shanë, e fyen, e sulmuan, duke u nisur që nga kryeministri Rama dhe “sythët” e tij, Veliaj e Tahiri…

Këtu nuk ngjau vetëm që Presidenti i Republikës të falte fajtorët në krim. Të tjerat, po; si dy pika ujë me Shkupin.

Etiketa: Fatime FetaiFrrok ÇupiKatica JanevaLence RisteskaNaim FrashëriNikolla GruevskiRilindjaShkupi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Rama e Basha, për pasojën më parë se shkakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com