Osmani në vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani në vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin

09:46 | 15/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin. Të martën u prit nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, njofton Deutsche Welle.

Në ditën e parë të vizitës së saj treditore në Berlin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit zyrtarisht nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. “Me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier diskutuam për raportet ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë qenë dhe do të mbeten përherë strategjike”, shkroi Vjosa Osmani në një postim në Facebook.

Osmani shkroi më tej se kishte falënderuar presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë “në ditë të mira dhe ato të vështira e në veçanti për mbështetjen drejt konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë”. Osmani shkruan më tej se në bisedë me Steinmeierin ka theksuar edhe “nevojën e madhe për vazhdimin e kësaj mbështetje në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimin e njohjeve të reja, si dhe për liberalizim të vizave”.

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

BE-ja dhe Procesi i Berlinit pa alternativë

Në postimin e saj në rrjetet sociale Osmani ritheksoi qëndrimin e Kosovës ndaj Procesit të Berlinit: “Potencova se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës”, shkruan Osmani.

Vizita e Osmanit ndodh në një kohë kur Gjermania e kancelarja Merkel është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje, në mënyrë që deri më datën 6 tetor të këtij viti, në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, që këtë radhë do të zhvillohet në Slloveni, të finalizohen katër marrëveshjet që parashikojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të qytetarëve me karta identiteti, udhëtimet ne vendet e treta dhe njohjen e diplomave reciproke.

Gjermania po punon për Tregun e Përbashkët Rajonal

Pak para se në Kështjellën Bellevue do të fillonte ceremonia e pritjes nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, në Tiranë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte takuar me homologun e saj nga Kosova, Albin Kurti. Merkel, e cila të hënën dhe të martën bëri turneun e lamtumirës në Ballkan, pati takime dypalëshe me të gjithë liderët e rajonit.

Kurti tha në përfundim të takimit me kancelaren Merkel, se “arsyeja se përse nuk i kemi këto marrëveshje sot është për shkak se Serbia ka refuzuar që në tekst të figurojnë fjalët si “kufi”, “territor”, “shtet”, “vend”, “qeveri”, meqenëse ajo konsideron që këto aludojnë me shtetësinë e Kosovës”.  Kryeministri i Kosovës tha më tej se do të shihet se a do të miratohen këto marrëveshje deri më 6 tetor.  Marrëveshjet në fjalë janë në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilin janë zotuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si në Sofje, në samitin e vitit 2020, ashtu edhe në Samitin Virtual të Berlinit, më 5 korrik 2021.

Takim me dyer të mbyllura me Maas

Osmani pati në mbrëmje edhe një takim me përfaqësues të diasporës, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin. Të mërkurën ajo do të zhvillojë një diskutim me ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger, në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe më pas do të takohet me ministrin gjerman të punëve të jashtme, Heiko Maas.

Takimi me ministrin Maas, ashtu si edhe ai me presidentin Steinmeier, do të jetë me dyer të mbyllura, i tha DW-së një zëdhënës i  Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Në Berlin Osmani do të  ketë takime edhe me përfaqësues të shkencës dhe Rrjetit të Bizneseve Gjermane.

Etiketa: presidentja e KosovesProcesi i Berlinitvizitë zyrtare në BerlinVjosa Osmani

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
Kërkonin favore seksuale që të mos publikonin fotot e një femre, arrestohen dy fierakët

Ekonomisti falsifikues/ Arrestohet 36 vjeçari që shpërndante pije alkoolike me faturë tatimore të falsifikuar, procedohet pronari i kompanisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com