Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka bërë me dije detaje nga zjarri që ra në spitalin Covid në Tetovë.
Ai ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.
“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave. Gjendja e të lënduar është e stabilizuar, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.
Mes të tjerash ai tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.
“Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”.