Ministri i jashëm grek acaron protestuesit e çamërisë, kreu i PDIU-së shmang përplasjen e turmës së acaruar të protestuesve dhe reagon për deklaratën e ministrit të jashtëm grek. Idrizi: Ne jemi vend i NATO-s dhe çështja e ligjit të luftës midis dy vendve të NATO-s dhe rezoluta e camërisë e detyron qeverinë shqiptare, që në mbledhjen e parë të ministerialit të NATO-s të hapin për zgjidhje këtë çështje
Deklarata e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, se një pjesë e çamëve bashkëpunuan me nazizmin, ka acaruar së tepërmi turmën e protestuesve që po qëndronte para ministrisë së jashtme, atje ku po fliste Kotzias. Protestuesit kanë nisur reagime të ashpra dhe janë përplasur me efektivët e policisë pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek se çamët ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.
“Ekziston dhe disa camë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, që kishin bërë zhvatjen e popullsisë në zonën e Epirit. Ndryshe nga njerëzit e tjerë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. Pasi disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët me ata që merren me nazizmin gjerman dhe me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe këto janë të njiohura nga pikëpamja e historisë”, tha Kotzias.
Kjo deklaratë ka shkaktuar acarim në radhët e protestuesve. Por ka qënë kryetari i PDIU-së Shpqtim Idrizi i cili ka qetësuar turmën dhe ka shmangur përplasjet me policinë. Vetë Idrizi ka shprehur indinjatën e tij për deklaratën e ministrit të jashtëm grek
Deklarata
“Nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e Greqisë. Ndërsa në radhët e çamëve nuk ka kolaboracionistë. Fjala e Kotzias në konferencën për shtyp, i ka acaruar së tepërmi turmën e protestuesve sepse në këtë turmë ka njerëz që kanë humbur 20 familjarë.
Për ne nuk ka fare rëndësi çfarë thotë Kotzias. Sepse gjyshi i Kotzias ka qënë bashkëpunëtor i nazistëve por prap për ne nuk ka rëndësi. Ne jemi vend evropian dhe duhet të flasim për heqjen e ligjit të luftës dhe për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet e tjera të cilat ekzistojnë mes dy vendeve.
Ne kërkojmë reciprocitet. Flas sot si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe jo vetëm si shqiptar i çamërisë, në qoftë se nuk bëhen varrezat e shqiptarëve të çamërisë në vatrat e tyre, ne nuk do të lejojmë ndërtimin e varrezav greke në Shqipëri.
Ne jemi vend i NATO-s dhe i BE-së dhe nuk mund të pranojmë që një ministër i jashtëm i Greqisë të vijë dhe me arrogancë të flasë broçkulla. Deklarat e Kotzias ka shkaktuar acarime të mëdha në turmën e protestuesve pasi është e natyrshme. Jam deputet i parlamentit të Shqipërisë, e kam thënë dhe po e përsëris: Ne jemi vend i NATO-s dhe çështja e ligjit të luftës midis dy vendve të NATO-s dhe rezoluta e camërisë e detyron qeverinë shqiptare që në mbledhjene parë të ministerialit të NATO-s të hapin për zgjidhje këtë çështje. Shteti shqiptar duhet të bëjë atë që quhet diplomaci publike, në se Kotzias nuk ha pykë nga kjo anë, duhet t’i drejtohet ministeralit të NATO-s.