Do të analizojë dhe do të mbledhë mijëra të dhëna, zbulohet qendra që do të informojë mbi pandemitë e ardhshme: Të gjithë sytë nga… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të analizojë dhe do të mbledhë mijëra të dhëna, zbulohet qendra që do të informojë mbi pandemitë e ardhshme: Të gjithë sytë nga…

20:00 | 05/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Pandemia e Corona-s ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse vaksinimet po sjellin një lloj normalizimi, frika nga valë të reja pandemie mbetet. Moskoordinimi në fillim të pandemisë globale dhe dështimi për një paralajmërim të hershëm të saj, bëri të nevojshme që OBSH të përmirësojë sistemet e saj të paralajmërimit.

Për të reaguar ndaj pandemive në të ardhmen shumë më herët dhe për të marrë masat e duhura, që viruset të mos përhapen shumë shpejt, në Berlin është hapur së fundmi një qendër paralajmërimi e pandemive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Global Hub for Pandemic and Epidemic Intelligence”. Në këtë qendër do të mblidhen miliarda të dhëna mbi shëndetin e kafshëve, sëmundjeve, lëvizjeve të popullsisë, pasojave të ndryshimit të klimës dhe shumë të dhëna të tjera.

Kjo do të ndihmojë që të identifikohen herët shenja që në bazë të modeleve kompjuterike do të krijojnë skenarë konkretë të kërcënimit nga pandemia.

Read more

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

“Mendjet më të mençura”

Qendra e re do të fillojë nga puna në muajt e ardhshëm dhe do të punojë për të çuar përpara inovacionet teknike. Qeveria gjermane dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë i ofrojnë 100 milionë euro OBSH-së për të ngritur dhe vënë në punë qendrën e re, financimet do të vijnë edhe nga vende të tjera. Kjo do të jetë një qendër që do të mbledhë “mendjet më të mençura” nga displina dhe vende të ndryshme për të punuar për përballimin e rreziqeve shëndetësore globale, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Merkel: Arrijmë shumë nëse bashkojmë forcat.

Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të emergjencës së OBSH shpjegon si do të punojë qendra e re. “Kjo qendër do të zhvillojë metoda analize super moderne, dhe do të kalojë në një nivel të ri të grumbullimit të të dhënave gjithnjë e më komplekse. Qendra do të lidhë komunitete përkatëse në të gjithë botën për të mundësuar një qasje më të mirë tek të dhënat dhe të ndahen në mënyrë më efektive.”

Merkel dhe kreu i OBSH, Ghebreyesus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e hapi qendrën e re të pandemive u shpreh se “Corona e pandemisë, tregoi, “se sa shumë mund të arrijmë, nëse bashkojmë forcat.” Sipas Merkel “duhet që të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të kuptojnë, se OBSH është aq e fortë sa ç’janë edhe vendet anëtare të saj dhe se sa përgjegjësi duan t’i japin OBSH-së. Sepse atë që nuk e njohin ato nuk mund ta luftojnë, dhe nuk mund të shërojnë.” Puna e OBSH ka qenë gjithmonë një çështje zemre”, për të vlerësoi Angela Merkel (CDU). Edhe drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se pandemia na tregoi se bota “ka nevojë për një hop të dukshëm përpara në drejtim të analizës së të dhënave”.

Etiketa: COVID-19InfektimeKoronavirusiPandemia

Të Lidhura

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

nga 27
14:00 | 02/06/2026
0

Duke folur për ngjarjen e Zvërnecit,kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Rama po akuzon nën zë pikërisht Ballukun dhe e ka...

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

nga 27
13:54 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Fratarit në Mallakastër, ku janë përfshirë pesë automjete. Sipas informacioneve paraprake,...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
13:26 | 02/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

nga 27
13:22 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe...

Para
Broja hero, shënon golin e parë me Kombëtaren dhe na jep fitoren (film)

Broja hero, shënon golin e parë me Kombëtaren dhe na jep fitoren (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

13:54 | 02/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

13:22 | 02/06/2026
ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

13:12 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –
  • ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –
  • Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com