Albin Kurti zyrtarisht kundër Edi Ramës: Mini-Schengeni tendencë për hapje ndaj Rusisë e Kinës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti zyrtarisht kundër Edi Ramës: Mini-Schengeni tendencë për hapje ndaj Rusisë e Kinës

01:37 | 02/08/2021
në Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se iniciativa e mini-Schengenit që të enjten mori emër të ri duke u quajtur “Ballkani i Hapur” është tendencë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për hapje të Ballkanit ndaj Rusisë dhe Kinës, raporton Gazeta Express.

Pasi u pyet nga gazetarët për takimin e liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të enjten në Shkup, Kurti shtroi pyetjen se për çka do të jetë i hapur Ballkani.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kreu i Ekzekutivit tha se “përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, duket tendenca e tij që Ballkani të jetë i hapur për fuqitë nga Lindja, sidomos për Federatën Ruse, por edhe për Kinën, si dhe “i hapur për autokraci, oligarkë e kriminelë lufte, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Read more

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Këto komente Kurti i bëri pas vizitës në ekspozitën e librave të vjetër dhe shtypit të kohës gjatë demonstratave të vitit ’81, në veçanti atyre që i referohen figurës së Ukshin Hotit, Kurti, mori pjesë në bashkëbisedimin me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj në Teatrin Kombëtar, me ç’rast edhe u promovuan librat e tij: “Ca kokrra rrushi nga Rahoveci”, “Kur qajnë hardhitë”, “Me zemër në qese najloni” dhe “Vrasja e Mushkonjës”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë të enjten në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt në Shkup se nuk e kupton se pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar atij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në iniciativën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur deri edhe si “mini-Schengen”.

Por Rama tha se e di se për çfarë arsye nuk po merr pjesë Kosova në iniciativën që tani ka ndryshuar emër.

“E di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe ta bëjnë maksimumin për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, ka thënë Rama.

Ai u shpreh se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen.

Për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos iu bashkuar kësaj nisme, atë ditë foli indirekt edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se disa mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

“Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative. Gjithmonë do të ketë dikush që do të kërkojë për teori konspiracioni, që nuk mendojnë për ekonominë, të cilën nuk mendojnë në afat të gjatë dhe ata të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta që vijnë”, ka thënë Vuçiq.

Para tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaef e ftoi Kurtin dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Zaev.

Kryeministri i Kosovës kishte deklaruar vitin e kaluar se “mini-Schengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re.

“Më duhet të jem i sinqertë se mini-Schengeni ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Mini-Schengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, shprehej Kurti.

Por Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Ëashingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Kurti që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.

“Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.

Etiketa: Albin Kurtiedi ramakineMini-SchengeniRusi

Të Lidhura

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

nga 27
11:25 | 11/04/2026
0

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në...

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

nga 27
11:09 | 11/04/2026
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në...

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

nga 27
11:05 | 11/04/2026
0

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton...

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

nga 27
10:51 | 11/04/2026
0

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton...

Para
Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet, rreth 30 shqiptarë ende në kampet siriane jo

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet, rreth 30 shqiptarë ende në kampet siriane jo

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

11:25 | 11/04/2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

11:09 | 11/04/2026
Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

11:05 | 11/04/2026
Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

10:51 | 11/04/2026
Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –

Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –

10:20 | 11/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –
  • Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –
  • Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –
  • Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –
  • Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –
  • Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –
  • Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com