Shoferët “fluturojnë” në rrugën Tiranë – Elbasan, arrestohen në flagrancë 11 drejtues mjetesh, gjobiten mbi 2000 të tjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoferët “fluturojnë” në rrugën Tiranë – Elbasan, arrestohen në flagrancë 11 drejtues mjetesh, gjobiten mbi 2000 të tjerë

16:51 | 07/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

Edhe pas aksidenteve fatale që kanë ndodhur kohët e fundit dhe paralajmërimeve të policisë, sërish shoferët në Shqipëri vijojnë të mos respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se në rrugën Tiranë – Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166km/h deri në 200 km/h. Gjithashtu edhe në rrugën Fier – Vlorë është konstatuar një qytetar shqiptar resident në Gjermani që udhëtonte me 186km/h.

Efektivët kanë arrestuar edhe 21 vjeçarin G.S, i cili kryente manovra të rrezikshme në Laprakë, duke rrezikuar jetën e banorëve. Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë edhe 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Edhe numri i gjobave është i lartë, pasi 2369 shoferë kanë marrë masë administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia rrugore e Tiranës, në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar  shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar metin me 186 km/h.

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, pasi në Laprakë, drejtuesi i një mjeti tip “Audi”, shtetasi G. S., 21 vjeç,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar menjëherë dhe në sheshin “Karl Topia” kanë konstatuar  dhe ndaluar automjetin që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge. Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative dhjetëra drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara e të rrezikshme apo xhirime gomash në rrugë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Etiketa: ElbasangjobePoliciaTirane

Të Lidhura

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

nga 27
22:50 | 12/02/2026
0

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

nga 27
22:46 | 12/02/2026
0

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

nga 27
22:18 | 12/02/2026
0

Çështja e biznesmenit italian Massimo Ferro i cili u  nda nga jeta  pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e...

Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

nga 27
21:10 | 12/02/2026
0

Ky zhvillim ka hapur debat të madh në Kosovë dhe Shqipëri, me shumë zëra që thonë se po rishkruhet historia...

Para
Mëngjesi i përgjakur në Vjenë. 2 të vdekur, 15 të lënduar, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë (film)

Sulmi me 4 viktima në Vjenë, policia gjermane bastis shtëpitë e dy shqiptarëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

22:50 | 12/02/2026
VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

22:46 | 12/02/2026
Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

22:18 | 12/02/2026
Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

21:10 | 12/02/2026
Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit –

Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit –

20:58 | 12/02/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –
  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –
  • Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –
  • Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –
  • Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit –
  • Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –
  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com