Për përgjimin e ministrit të Brendshëm do të pyeten edhe pjestarë të tjerë të stafit
Prokuroria ka nisur hetimet për përgjimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria ka marrë sot në pyetje, sekretaren e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe pjestarë të tjerë të stafit të ministrit. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm ka paraqitur në prokurori një padi, pasi ai pretendon se ka gjetur në zyrën e tij një paisje përgjimi. Burimet thonë se i dyshuar për vendosjen e kësja paisje përgjimi është zëvëndësi i Tahirit, Ilir Marko.
Pak ditë më parë, ish-kryeministri Berisha kishte lajmëruar përgjimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Berisha tha publikisht se në zyrën e ministrit të Brendshëm kishte një paisje përgjimi.