I kërkoi Metës shkarkimin e Ilir Markos por e refuzoi, kërkoi prova nga ministri i Brendshëm
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se paisja përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është gjetur më 18 maj. Ish-kryeministri, I cili kishte paralajmëruar përgjimin e Tahirit kohë më parë, shkruan sot në facebook se ministri Tahiri ka akuzuar Ilir Markon, zv/minister I LSI në këtë ministry. Sipas Berishës, tahiri ka takuar kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për këtë çështje ku dhe i ka kërkuar shkarkimine zvministrit të LSI. Sipas Berishës, Meta i kërkuar prova Tahirit, duke refuzuar të shkarkojë zv.ministrin Marko.
Deklarata e Berishës
“Oficeri dixhital jep te dhena te reja lidhur me çimkën e Saje qorrit. Ai informon: -Me dt 18 maj, ditën që Saje gjeti çimkën ne zyre, menjëherë akuzoi Ilir Markon si autorin e përgjimit të tij dhe dergoi skuader policesh me dy makina dhe e moren thuajse menjehere ne nje lokal duke i thene se zyra jote po tymon. Pasi Iliri hapi zyren, çunat e krimit menjehere rrethuan zyren e tij me shirit “zone krimi” dhe filluan bastisjen qe zgjati 24 ore duke hedhur cdo gje ne toke, madje edhe suvane per te gjetur aparatin marres te videos se trasmetuar nga zyra, por nuk gjeten asgje ne zyren e Markos.
Nderkohe Saje qorri takon Ilir Meten dhe i thote se Ilir Marko i ka bere atij pergjimin ndaj dhe i kerkon largimin e tij te menjehershem nga detyra. Meta i thote me sill prova qe unë te vendos perndryshe ai do qendroje ne detyre per sa kohe te vazhdoje koalicioni. Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se eshte denuar si nje hajdut ordiner makinash dhe i nderpret pjesmarrjen ne çdo aktivitet publik si dhe e vendos ne survejim te plote. Keshtu qe te gjithe ata qe mund te ftojne Markon per kafe duhet ta dine se ai eshte ne survejim dhe pergjim te gjithanshem!Dje, pra pas dy javesh manipulimi dhe fshirjesh te çimkes, Saje qorri nisi ne prokurori per ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frike se i nxjerr videon, por autorin anonimin te pergjimit.
Ai e beri kete sa per te lare duart se gjoja nuk ka frike se eshte fillmuar cullak etj. Por nga ana tjeter ai, si te thuash tallet me prokurorine, vete e fsheh autorin e pergjimit, prokuroreve ju thote gjejeni ju se kush me pergjoi?!
I bej thirrje prokurorise te marre menjehere te pandehur Saje qorrin per fshehjen e krimit shteteror, si per fshirjen e videos ashtu dhe per fshehjen e autorit te regjistrimit si kompromis per te mos i nxjerre videon me te palarat e tmerrshme te zyres se tij!”, shkruan Berisha.