Dy pyetje për Kreshnik Spahiun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy pyetje për Kreshnik Spahiun

15:36 | 21/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0
Nga Ermal Mulosmani

Kreshnik Spahiu është një ndër avokatët më të mëdhenj të Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë. Avokatinë dhe përkushtimin e tij ndaj Ramës e shfaq për çdo ditë në studio televizive duke sharë, tallë e përqeshë përfaqësuesit Opozitarë e sidomos krerët Berisha e Basha.

Ditën e fundit para zgjedhjeve deklaroi:

“Do votoni për të mbajtur në politikë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhi apo Edi Ramën?”

Read more

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Dhe shqiptarët e dëgjuan Nikun ish-kuqezi. Votuan Ramën!

U duk se tashmë mori fund, Kresha do të qetësohej… Mirëpo jo.

Një zell e përkushtim i veçantë e ka kapë Kreshnikun këto kohë kundër Sali Berishës. Nisur nga fakti që Berisha u shpall “nongrata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kreshniku i përmend nga tre herë në ditë burgun Berishës. Postimet e tij në rrjetet sociale janë të pandalshme, një vrundull urrejtje e ka pushtuar të tërin. E quan “të paburrë”, “gënjeshtar”, “kriminel” dhe plot parashikime që SPAK-u do e burgosë.

Pas çdo parashikimi shkruan :

“Ruajeni këtë mesazh dhe ma tregoni kur të vijë koha”!

Duke u nisur nga kjo sentencë e përsëritur e zotit Spahiu klikova emrin e tij në youtube, të shoh një herë largpamësinë e tij.

Gjeta plot video ku glorifikonte Bashën në kurriz të Ramës por nuk do merrem gjatë me ato. Do ndalem vetëm në dy momente në një intervistë të tij të vitit 2016. Këtu më duhet të theksoj se zoti Berisha i asaj kohe e kishte mbyllur ciklin e tij prej protagonisti politik, pra kishte kaluar të gjithë periudhën për të cilën akuzohet nga DASH-i dhe nga Kreshniku sot. Mirëpo atëherë Kreshniku ishte nostalgjik, i mallëngjyer, gati gati zë-dridhur kur moderatori e pyet nëse është takuar me Sali Berishën këto kohë. Ja përgjigja e Kreshnikut:

“Jo. Me Sali Berishën komunikimi i fundit ka qenë me 09 Maj të vitit 2009 dhe kam 7 vite që nuk komunikoj dhe besoj që ky është një nga avantazhet më të mëdha që ka Edi Rama. Dhe këtë ai e din shumë mirë dhe përfiton. Nëse do vinte një ditë që këta dy njerëz do i shtrëngonin dorën njëri tjetrit për të hedhur pas shumë gjëra, ai njeri nuk do zgjaste 24 orë në pushtet, Edi Rama”

Ja dhe video:

Pra, Kreshniku e mban në kujtesë mesazhin e fundit të Sali Berishës në telefonin e tij siç mbajmë kujtimin e hidhur të një njeriu shumë të shtrenjtë që na ka braktisur dhe me të cilin ëndërrojmë ribashkimin. Duket e ka pa shumë herë atë mesazh përderisa e ka të ngulitur në kokë atë datë. Kaq patetik dhe qesharak e bën mallëngjimi sa deklaron : “Nëse Kreshnik Spahiu dhe Sali Berisha bëhen bashkë Edi Rama rrëzohet për 24 orë”!

Çfarë krimi ka bërë Sali Berisha nga 2016-a e deri sot që Kreshnik Spahiu nuk sheh tek ai një “burrë mbi burra që në bashkëpunim me Kreshën kuqezi do rrëzonte Edi Ramën por një kriminel që meriton burgun dhe që po mban peng PD-në”? Këtë pyetje do të doja t’ia bëja publikisht të parën.

Duke dëgjuar intervistën e Kreshnikut, pak më pas, mbeta edhe më i shokuar. Moderatori e pyet:

“A u surprizuat kur te kolegu Arjan Çani, zoti Berisha ju doli në krah ditën e arrestimit tuaj?”

 “Besoj se Sali Berisha tregoi një fisnikëri ashtu siç dhe unë kam treguar që kundërshtarët politkë i sulmoj dhe i kritikoj ashpër, jam opozitari më i fortë  kur ata janë në pushtet dhe jam njeriu më fisnik për t’i respektuar kur ata janë në Opozitë. Njerzillëku i një politikani, i një individi, shikohet në trajtimin dhe raportet që vendos me një person kur ai është në pushtet dhe kur ai është në Opozitë. Në gjithë ligjëratën politike timen, në 25 vite, kurrë nuk kam bërë Opozitën e Opozitës dhe jam treguar shumë dinjitoz që me çdo Kryeministër kam mbajtur qëndrim Opozitar. Unë mendoj që qoftë Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano e çdokush tjetër, di të vlerësojë karakterin dhe integritetin e një politikani apo Kreshnik Spahiut, kur ata janë në Opozitë dhe i ka rrëshkitë këmba dhe kur janë në pushtet. Kur janë në pushtet të gjithë janë servilë, unë të kam bërë të kundërtën. Kur janë në Opozitë të gjithë të kthejnë shpinën dhe unë kam bërë sërish të kundërtën nga të tjerët.

Ja dhe video:

Pajtohemi të gjithë besoj kur themi që kjo ngjarje ishte një ngjarje e rëndë për zotin Berisha. Ndoshta më e rënda qysh nga hyrja e tij në politikë. Pra, me pak fjalë, jemi bash në momentin kur Kreshniku thotë: “Jam njeriu më fisnik për t’I respektuar kur ata janë në Opozitë”.

Pyetja ime e dytë për Kreshnikun është: Çfarë mendon për këtë deklarim mallëngjyes, moralizues për dinjitetin dhe karakterin të vitit 2016 këto ditë kur Sali Berishës i ka rrëshqitur këmba (po citoj Kreshnikun e atëhershëm)?.

Duket që jo vetëm forma por edhe përmbajtja e z. Spahiu ka ndryshuar fort qysh atëherë…

Etiketa: edi ramaErmal MulosmaniopozitaSali Berisha

Të Lidhura

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
Shqipëria filloi sot vaksinimin e mësuesve me “AstraZeneca”, Gjermania e pezullon pas raportimeve për mpiksjen e gjakut

EMA: Ata që pësuan mpiksje gjaku nga doza e parë e AstraZeneca-s nuk do të marrin të dytë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com