Humbja e gjyqit me Becchettin/ Idrizi: Rama sillet si despot, hakmerret ndaj kujtdo që është kritik me të – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja e gjyqit me Becchettin/ Idrizi: Rama sillet si despot, hakmerret ndaj kujtdo që është kritik me të

22:00 | 03/04/2021
në Kryesore
0

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas humbjes së gjyqit me biznesmenin Becchetti që i detyron Shqipërisë ta paguajë 110 milionë euro.

Idrizi i bën thirrje Prokurorisë, veçanërisht SPAK-ut, që të hetojnë çdo vendim me firmë dhe vulë të kryeministrit, që përkthehet në dëm dhe kosto për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve.

Për Idrizin, Rama sillet si despot i një regjimi rrumpallë, që hakmerret ndaj kujtdo që është kritik me të.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Deklarata: 

Arroganca dhe arbitrariteti i Edvin Ramës për të ndëshkuar, jo si funksionar publik, por si despot i një regjimi rrumpallë, çdo qyetar, media, biznes që nuk i bindet dëshirave të tij, i ka kushtuar Shqipërisë plot 110 milionë euro, para këto që duhet t’i paguajnë shqiptarët.

Në fakt përgjegjësit dhe funksionarët publikë, si në rastin e Ramës, që i ka mundësitë duhet t’i paguajnë vetë kostot e çdo vendimi arbitrat që marrin në abuzim me detyrën.

Këto 110 milionë euro nuk kanë pse t’i paguajnë nga xhepi i tyre taksapaguesit shqiptarë, por t’i paguajë Edi Rama, si shpagim për luftën e tij personale ndaj biznesmenit italian, Becchetti, të cilit i mbylli televizionin Agon Channel, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

E përllogaritur thjeshtë, për orekset personale të Ramës, çdo qytetar i këtij vendi do të paguajë për të shlyer Becchettin, 4560 lekë të reja.

Çdo vendim i qeverisë që mban firmën e Edi Ramës, është i destinuar të përkthehet në dëm kolosal për qytetarët dhe taksapaguesit.

Ky penalizim dhe milionat që do i paguhen biznesmenit italian nga buxheti i shtetit, janë

dëshmia më e qartë e abuzimit në sistem që ka ngritur qeveria “Rama”, me kosto të rënda për financat e shtetit.

PDIU i bën thirrje Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK-ut, të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.

Tolerimi i të tilla vendimeve arbitrare me pasoja të rënda në planin afatgjatë, tregon se demokracia në Shqipëri jo vetëm çedon, por se ndodhet në kufijtë e një regjimi.

Shenjë e qartë është degradimi i shtetit, rënia e institucioneve dhe tentativa për ta kthyer Shqipërinë në çiflig të 5 oligarkëve të lidhur me kryeministrin në ikje. Shqiptarët nuk durojnë më. Rama është i rënë. Ndryshimi po troket

 

Etiketa: Humbja e gjyqit me BecchettinKryeministri Edi Ramakryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe UnitetPDIUregjimi rrumpallëShpetim IdriziSPAK

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Yuri Kim flet pas takimit: SHBA dëshiron që Shqipëria të jetë në Europë

Yuri Kim: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente, çdo gjë më pak hap prapa për demokracinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com