Përse po takohet Rama me Bashën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse po takohet Rama me Bashën?

11:44 | 30/05/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Edi Rama dhe Lulzim Basha i janë kthyer sërish shfaqjes për një takim publik mes tyre. Kryeministri e ka shkruar sërish ftesën në letër dhe i ka lënë takim Bashës me datë e me orë. E kishte planifikuar për këtë të shtunë në 11:00. Basha e ka kthyer kësaj here më shpresëdhënëse përgjigjen. Kreu opozitës është gati të takohet, por pas disa ditësh për shkak të agjendës së tij. Basha thotë se është gati për këtë takim pas ditës së martë më datë 31 maj.  Duket se më në fund ata do të puqen pas përpjekjesh tre vjeçare.

Dy liderët, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, PS në shumicë dhe PD në pakicë, nuk janë takuar asnjëherë gjatë tre viteve të fundit, qysh kur Edi Rama formoi kabinetin e ri qeveritar pas zgjedhjeve. Do të duhej të kishte qenë detyrim ligjor e moral për ta, që të gjenin komunikimin e vazhdueshëm institucional për të bashkëpunuar në të mirë të qeverisjes së vendit, secili në pozitën e vet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, ka ndodhur e kundërta. Secili në qëndrimin e tij kokëfortë, pa dhënë asnjë sinjal bashkëpunimi, e në betejën e përhershme të një lufte pa fitues, kanë prodhuar kriza të vazhdueshme, të cilat janë vetëm në dëm të shqiptarëve. Kryeministri shfaqet arrogant, po aq sa edhe kryetari i opozitës i pazoti, për t’u drejtuar në tryezën e dialogut dhe bashkëpunimit. Është e disata herë që bëjnë zhurmë në media, me korrespondencën e tyre të pakuptueshme. Fillojnë me letrat drejtuar ndaj njëri-tjetrit, pastaj përpjekjet dhe angazhimin për të kontribuar në dialog, e më pas, secili jep justifikimet e veta për arsyet e një takimi të pamundur. Gjithçka përfundon në një shfaqje të ripërsëritur, ku secila palë kërkon të përfitojë pikë në arenën politike, aty ku secili ka dobësitë e veta.

Në këtë histori, refuzimet e Bashës për ftesat arrogante të kryeministrit, i kanë mjaftuar këtij të fundit vetëm për t’i mbyllur gojën ndërkombëtarëve, të cilët po e kërkojnë me ngulm përmirësimin e klimës politike dhe uljen e tensioneve. Kujtojmë, dialogu politik ishte një ndër rekomandimet e rezolutës së  fundit të Këshillit të Europës për Shqipërinë. Ndërsa Rama e ka justifikimin për ta, sepse e ka ftuar më shumë se një herë publikisht Bashën për bisedime.

Nga ana tjetër Basha i ka refuzuar takimet duke renditur një sërë pengesash: si dekriminalizimi, vendimet e pazbatuara të Gjykatës Kushtetuese, refomën zgjedhore, reformën në drejtësi e kështu me radhë. Disa prej këtyre kërkesave kanë marrë rrugën drejt zgjidhjes në bashkëpunim mes palëve. Duket se Basha nuk i ka më “pengesat”, të cilat me siguri kanë qenë edhe një lloj arsyetimi për të justifikuar një takim të padëshiruar me kundërshtarin politik nga paraardhësi i tij, Sali Berisha.

Berisha ka dashur t’i përgjigjet Ramës me të njëjtën gjuhë që ai përdori, kur ishte në opozitë. Po me të njëjtën mënyrë, rreth 6 vjet më parë, Berisha e ftonte Ramën në takime për të miratuar tre ligjet e integrimit.… dhe Rama sillej ashtu siç po sillet Basha sot.

Edi Rama çoi në grevë urie 22 deputetë socialistë e 122 mbështetës të tyre, por e mbylli grevën pa i ardhur turp për t’u nisur drejt një takimi të papritur me kryeministrin Berisha, pas ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Është fjala për darkën e famshme tek restorant Krokodil në Strasburg, ku kreu i qeverisë Berisha dhe ai i opozitës Rama biseduan për disa orë në prani të zyrtarëve të lartë të Brukselit, megjithëse nuk arritën një marrëveshje. Një takim, që nuk solli asnjë gjë të re, përveçse Rama u kënaq me idenë se po trajtohej si lider i rëndësishëm, kurse Berisha i doli “borxhit” kreu të opozitës në sytë e ndërkombëtarëve. Edhe Basha sot, ka nevojë të bëjë disa naze deri në atë pikë, sa kur të detyrohet të shkojë në takim, të trajtohet si lider i fortë e karizmatik.

Po kështu, u shfaqën dikur Berisha e Nano në vitin 2002. Pasi e bënë çorbë Shqipërinë krizë pas krize për gati dhjetë vjet, u afruan në një marrëveshje që e quajtën historike, nga e cila nuk erdhi ndonjë ndikim pozitiv për Shqipërinë. Gjithsesi, ky moment politik, zbuti përkohësisht klimën tejet agresive të politikës dhe rezultoi në zgjedhjen e një presidenti konsensual, si Alfred Moisiu.

Liderët politikë, të djeshmit dhe të sotmit, më shumë se sa për të zgjidhur krizat në funksion të mirëqeverisjes, takimet i zhvillojnë për shfaqje, në një garë unike, se kush e kush të duket më “burrë shteti” se tjetri, ndërsa zbehin faktorët institucionalë, ata të cilët janë thelbësorë për funksionimin e demokracisë. Rama e Basha drejtojnë dy prej partive, që kanë formësuar këtë Kuvend të jashtëzakonshëm, për të cilin është bërë një ligj unik që nuk ekzsiton në asnjë vend tjetër të botës, ligji i dekriminalizimit. Ky ligj erdhi si nevojë, kur u konstatua se në Parlament dhe në institucione të tjera ka depërtuar një numër i konsiderueshëm të njerëzve me të shkuar kriminale.

Çfarë mund të pritet në këto kushte nga një takim i mundshëm Rama -Basha? Veç krekosje të pakuptimta. Në përfundim, interes do të ketë se cili fitoi më shumë kredite nga një shfaqje mediatike për shqiptarët. Aty, nën llozhat e ndërkombëtarëve, shqiptarët do të vazhdojnë të jenë përsëri spektatorë të kësaj shfaqje politike e shitur si takim, “historik”, që pas kuintave prodhon krim, korrupsion e varfëri.

Etiketa: edi ramagjelatkrekosjeLuljeta ProgniLulzim Bashandërkombëtarëtrestorant KrokodilTakimi Nano-Berisha

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Drogë dhe armë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 8 persona

Drogë dhe armë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 8 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com