Frank Shkreli: Edhe unë çam jam, për të mos e harruar kurrë Çamërinë!* – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frank Shkreli: Edhe unë çam jam, për të mos e harruar kurrë Çamërinë!*

15:25 | 08/02/2021
në Kryesore
0

Megjithëse kaluan disa javë nga dita që shënoi 30-vjetorin e themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, më 10 Janar të vitit 1991, për mua nuk është kurrë vonë që të flitet dhe të kujtohet Çamëria Shqiptare, në përvjetorë që duhet të shënohen dhe kurdoherë tjetër dhe të kujtohet gjithmonë në të gjitha dimensionet e tragjedisë së saj.

Ja vlen që në këtë 30-vjetor të themelimit të Shoqatës Patriotike, “Çamëria”, t’i kujtojmë edhe një herë lexuesit që megjithë hallet dhe telashet e sotme të shqiptarëve se Çamëria nuk duhet të harrohet, por të kujtohet si një tragjedi kombëtare e shekullit XX.

Kjo Shoqatë, është themeluar pas shembjes së komunizmit në Shqipëri, 30-vjet më parë në Tiranë, nga intelektualët e dalluar çamë si Abaz Dojaka, Hasan Minga, Sali Bollati, Petrit Demi, Ilmi Saqe, Lutfi Saqe, Petrit Kasemi, Bashkim Braho, Qani Biraçi, Nexhat Mergjushi, Ferhat Sejko, Arshi Rexho, Resul Taipi e të tjerë.

Read more

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Shoqata “Çamëria”, që prej fillimit i ka vënë vetes misionin e shenjtë për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim për të bërë të njohur, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar  gjenocidin e kryer nga forcat shoviniste greke në vitet 1940-ave të shekullit të kaluar, si dhe për të rivendosur të drejtat themelore universale të njeriut në trojet e tyre, mohuar çamëve shqiptarë, për pothuaj një shekull tani.
Këtu në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara jeton dhe vepron, patrioti çam, shqiptaro-amerikani i respektuar i komunitetit, zoti Sali Bollati, lindur në Paramithi të Çamërisë, njëri prej themeluesve të Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Shqipëri dhe një ambasador i vërtetë i Çështjes Çame këtu në Amerikë dhe më gjerë, një veprimtar i palodhur i Çamërisë martire në të gjitha dimensionet e vuajtjeve dhe padrejtësive që i janë bërë e vazhdojnë të bëhen kundër saj. Pjesë e rëndësishme e veprimtarisë 30-vjeçare të Shoqatës, “Çamëria” vazhdon të jetë, sipas vetë Shoqatës, “Institucionalizimi i Çështjes Çame përmes Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera deri në zgjidhjen përfundimtare të saj”.

Tragjedia e Çamërisë mbetet e tillë për shqiptarët dhe vazhdon të mbetet si një fitore e forcave më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Është një tragjedi që duhet të rëndojë në shpirtërat dhe zemrat e shqiptarëve, ashtu siç duhej të rëndonte edhe masakra e Tivarit dhe shumë masakra të tjera ndaj  shqiptarëve, anë e mbanë trojeve shqiptare.

30-vjetori i themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, thërret me zë të lartë për një shqyrtim të ndërgjegjes të atyre që kanë shkaktuar këtë tragjedi, por ky përvjetor përbën gjithashtu një rast të mirë për një apel ndaj të gjithë shqiptarëve, sidomos atyre në pushtet për një shqyrtim të vetë ndërgjegjes tonë si shqiptarë, jo vetëm për krimet e të huajve ndaj shqiptarëve, por edhe për krimet e kryera nga shqiptari kundër shqiptarit, gjatë shekullit të kaluar.

“Duke u dhënë pas doktrinave të huaja shterpa e miqësive të mbrapshta, u harruan për fat të keq shpeshherë njerëzit tanë të gjakut, ata që kanë qenë e janë pjesë e Trungut Shqiptar të Pavdekshëm. Ajo ka qenë pjesë e një harrese të madhe për të cilën Kombin Shqiptar do ta vrasë ndërgjegjia për një kohë të gjatë”.

Qytetërimi nis pikërisht aty, me shqyrtimin e ndërgjegjes, ka thënë me një rast Ismail Kadare: “Shqyrtimi i ndërgjegjes mbetet sot po aq dramatik dhe aktual, sikurse në teatrin grek, dy mijë e pesëqind vite më parë. Nga krimet e nazizmit e të komunizmit, ai vjen gjer te hapja e dosjeve të fshehta, ato që janë kthyer në ankth në vendet që ende s’e kanë bërë këtë, duke përfshirë këtu, për fat të keq, edhe vendin tim, Shqipërinë”. (Nga fjalimi i Kadaresë me rastin e dhënies së një Çmimi prestigjoz në Izrael, 2015).  Dihen përpjekjet due fushatat e fqinjëve për zhdukjen e popullit shqiptar gjatë dekadave dhe shekujve të kaluar nëpërmjet spastrimeve etnike, shpërnguljeve të detyrueshme dhe masakrave, siç ishte ajo e Çamërisë, e Tivarit dhe lufta e fundit në Kosovë, ndër të tjera. Si askund tjetër në Evropë e ndoshta edhe në botë e gjithë harta e trojeve shqiptare është një skenë masakrash, krimesh, spastrimesh etnike, shpërnguljesh me dhunë dhe dëbimesh barbare të shqiptarëve.

Uroj që gjatë “Javës Çame”, të shënuar muajin që kaloi, autoritetet shqiptare të kenë reflektuar edhe mbi përpjekjet aktuale dhe në vazhdimësi nga Greqia, Turqia dhe Serbia,  për të ndryshuar historinë dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e veta,  brenda kufijve aktual të Shqipërisë, duke “mbjellur” varreza dhe monumente të okupatorëve shekullorë, grekë, turq dhe sllavë. Fatbardhësisht, zhdukja fizike e shqiptarëve gjatë shekujve, me masakra, spastrime etnike dhe shpërngulje të detyrueshme, sot në shekullin XXI, është pak më e vështirë se në të kaluarën, falë mbështetjes historike dhe të pa hile të miqve të vërtetë perëndimorë të Kombit shqiptar. Por, siç tregojnë monumentet greke, turke e sllave në territorin shqiptar, përpjekjet e këtyre “vendeve strategjike” dhe “popujve miq” nuk kanë pushuar të mësyjnë tokat shqiptare duke “mbjellur” varreza, e monumente të ushtarëve e të “heronjve” të tyre në trojet shqiptare, përfshirë edhe zemrën e Tiranës, me miratimin e vet autoriteteve shqiptare.  Askush nuk reagon kundër, askënd nuk e vret ndërgjegjja kombëtare!

“Java Çame” kishte si temë, “Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Çam jam!”. Por, fatkeqësisht, shqiptarët kujdesën më shumë për të huajt “Duke u dhënë pas doktrinave të huaja shterpa e miqësive të mbrapshta, u harruan për fat të keq shpeshherë njerëzit tanë të gjakut, ata që kanë qenë e janë pjesë e Trungut Shqiptar të Pavdekshëm. Ajo ka qenë pjesë e një harrese të madhe për të cilën Kombin Shqiptar do ta vrasë ndërgjegjia për një kohë të gjatë” thotë Ismail Kadare në përshëndetjen drejtur gazetës Çamëria-Vatra Amtare, 1992, cituar në librin e Sali Bollatit, “Çamëria, Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare.

Në këtë 30-vjetor të themelimit të Shoqatës “Çamëria”, unë i bashkohem përpjekjeve të kësaj Shoqate kundër asaj që ajo cilëson si, “nismave për ta “mbjellë” Shqipërinë me varreza të ushtarëve grekë, duke kërkuar ngritjen e një memoriali për martirët e gjenocidit grek në Çamëri” të lënë pa varre. Por, jo vetëm kundër varrezave greke, por edhe kundër ndërtimit (natën) të monumenteve turke dhe sllave në Shqipëri, ngritur vitet e fundit, me miratimin e autoriteteve shqiptare. Edhe për këtë, nevojitet një shqyrtim i thellë i ndërgjegjës kombëtare të autoriteteve më të larta shqiptare. Hiqni dorë nga “doktrinat e huaja shterpa dhe miqësitë e mbrapshta” dhe mos harroni “njerëzit tanë të gjakut”.

Shqiptarë jemi aty dhe atje ku na fali Zoti. Edhe unë, një shqiptaro-amerikan, me origjinë nga Malësia e Madhe, por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një gjysëm shekulli, me krenari dhe me ndjenja të thella vëllazërore, deklaroj: Çam jam!

* Frank Shkreli ka qenë ish-drejtor i Zërit të Amerikës për EuroAzinë.

Etiketa: #Çam JamFrank ShkreliFrank Shkreli: Edhe unë çam jam për të mos e harruar kurrë Çamërinë!Ismail KadareSali Bollatishoqata patriotike “Çamëria”Zëri i Amerikë

Të Lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

nga 27
11:56 | 04/02/2026
0

Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeçar, djali i ish-liderit libian, kolonel Muamar Gaddafi , vdiq të martën kur burra të paidentifikuar...

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Para
Në pamundësi për të përligjur çmendurinë e Ramës, do ekzekutojmë normalitetin e Bashës

Në pamundësi për të përligjur çmendurinë e Ramës, do ekzekutojmë normalitetin e Bashës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com