Një Borat në versionin shqip – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një Borat në versionin shqip

09:10 | 06/01/2021
në Kryesore
0

Nga Erion Dasho

Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në një udhëtim që ngjante më tepër me një skenë Borati se sa me një vizitë burri shteti, kryeministri deklaroi se “është njësh për të lypur në emër të shqiptarëve”.

Në 1 janar, në një dalje të orkestruar, në vend të urimit tradicional, kryeministri dha një lajm të shumëpritur, ardhjen e 500 mijë vaksinave për qytetarët.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ky lajm, realisht i shkëlqyer, u përshëndet deri edhe nga kritikët më të ashpër të përgjigjes shqiptare ndaj COVID (ku bëj pjesë edhe personalisht), pasi vaksina prej muajsh është përmendur si e vetmja masë që do ta futë në rrugëzgjidhjen përfundimtare problemin e COVID.

Vetëm se dardha e paska patur bishtin prapa! Me 30 mijë doza gjatë dy muajve të mbetur nga dimri 2020-21 (të cilat nuk mjaftojnë as për personelin mjeksor) dhe pa një plan të qartë se kur vijnë dozat e tjera, entuziazmi i “lypsit nr. 1” duket i pajustifikuar!

Të paguash vaksinat e Pfizer në janar me rreth 20 dollarë copa dhe t’i marrësh ato në gusht apo shtator, kur çmimi i vaksinave alternative do të ketë shkuar më pak se 2 dollarë copa nuk është një marrëveshje e mirë!

Për paralelizëm, Izraeli po paguan 28 dollarë një vaksinë, por po e mbyll vaksinimin e krejt popullatës brenda pranverës! Bëhet fjalë për miliona doza dhe jo për thërrimet, me të cilat është gënjyer me sa duket “lypsi” ynë!

Dëmet nga ardhja e vonuar e vaksinës në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Deri sa të arrijnë vaksinat e kryeministrit, COVID-19 në Shqipëri do të shkaktojë disa qindra vdekje të parandalueshme dhe disa dhjetëra milionë euro humbje ekonomike.

Si thelë mbi bisht, shqiptarët po vidhen edhe me disa milionë euro dëm ekonomik nga blerja e vaksinës së Pfizer, kur mund të ishte blerë fare mirë vaksina e Oksfordit apo edhe të pritej vaksina e COVAX-it!!!

Zgjohu Borat! Kur t’u jesh hequr qafe shqiptarëve, mund të shkosh në Amerikë për të blerë bojra dhe për të marrë mësime kulture! Por, sot je kryeministër dhe duhet të sigurosh vaksina për qytetarët e tu! Në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur! Ndryshe ato nuk kanë vlerë!

Zgjohu Borat! Pagesa për 500 mijë vaksina sot për t’i marrë në verë apo vjeshtë, nuk është fitore për ty, por për biznesmenët e suksesshëm të Pfizer! Ata po të shesin sot ty një mall që do t’u kishte ngelur stok pas disa muajsh!

Zgjohu Borat! Shqiptarët vazhdojnë të vdesin nga virusi, pavarësisht shifrave që fsheh ti dhe takëmi yt!

Zgjohu Borat! Ndryshe do të kesh në ndërgjegje qindra jetë që i besuan një demagogu dhe ekipit të tij të amatorëve…

Etiketa: edi ramaErion DashoKryeministriNjë Borat në versionin shqipurimi tradicionalvaksina

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
Një anëtar i qeverisë greke ka qenë pjesë e organizatës terroriste të Vorioepirit “MAVI” (foto)

Një anëtar i qeverisë greke ka qenë pjesë e organizatës terroriste të Vorioepirit “MAVI” (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com