Gjykata Kushtetuese, kush po e sfidon Yuri Kim? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese, kush po e sfidon Yuri Kim?

12:09 | 11/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përsëriti të Enjten apelin e saj drejtuar qeveritarëve shqiptarë për të ri-ngritur brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese, pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbardh një vendim kontravers i Gjykatës së Apelit Administrativ rrezikon të shtyjë procesin e plotësimit të vakancave edhe për të paktën 6 muaj.

Diplomatja amerikane deklaroi për “Zërin e Amerikës” se ka marrë garanci nga Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi se do të plotësohen vakancat, të cilat do e kthejnë në funksionale Gjykatën Kushtetuese brenda datës 31 Dhjetor 2020.

Por, paralel me deklaratat e ambasadores Kim, një trupë e Gjykatës së Apelit Administrativ, i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të rihapë hetimin pasuror për Zhaklina Peton, një kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, e rrëzuar plot 4 herë në procedurat e mëparshme. Në vendimin e Gjykatës, të marrë me shumicë votash, gjykata i dikton Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se cilat prova dhe dokumenta duhet të marrë në konsideratë gjatë hetimit pasuror, duke i tjetërsuar tërësisht kompetencën ekskluzive që i ka dhënë ligji KED-së.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në një lexim të vendimit të zbardhur të Gjykatës Administrative vërehet se trupa gjykuese ka tejkaluar kompetencat e saj, diçka që është konstatuar edhe nga anëtari në pakicë.

Në rast se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të marrë në konsideratë konstatimet e vendimit kontravers të gjykatës, e gjithë procedura për plotësimin e vakancës, në të cilën ka konkuruar juristja Peto, do të futet në kalendat greke, të cilave nuk u dihet fundi. Pedagogia Zhaklina Peto ka konkuruar, së bashku me 10 juristë të tjerë, për vakancën e shpallur në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, pas largimit të ish-anëtarit Besnik Muçi. Në Tetor 2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi Peton për shkak të problemeve me pasurinë.

Bashkë me atë u skualifikuan edhe 7 aplikantë të tjerë, duke kualifikuar vetëm dy prej kandidatëve, të cilët po vijojnë procedurat e radhës. Peto e ankimoi vendimin e skualifikimit pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Në një vendim të Nëntorit 2020, kjo gjykatë konstatoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte anashkaluar disa aspekte proceduriale dhe për këtë arsye duhet të rishqyrtohej vendimi i saj. Në atë vendim, gjykata i qëndroi rigoroze ligjit, duke mos u përfshirë në elementët e verifikimit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit, për sa kohë që këtë detyrë ligji ia ka ngarkuar në mënyrë ekskplicite Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas vendimit të gjykatës të nëntorit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e rimerr sërish në shqyrtim kandidaturën e Zhaklina Petos dhe vendos sërish skualifikimin e saj, për shkak të problemeve me pasurinë. Kandidatja Peto e ankimon sërish këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Kjo e fundit, në 7 Dhjetor 2020, vendosi të detyrojë sërish Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që të ri-përfshijë në garë Zhaklina Peton. Por argumentat janë shumë më të ndryshëm nga vendimi gjyqësor i mëparshëm.

Gjykata konstaton se KED i ka përmbushur detyrat e lëna në vendimin e mëparshëm, përsa i përket aspektit procedurial. Por, shumica e trupës gjykuese vlerëson se përmbushja e detyrave nga KED është e pamjaftueshme, pasi ai institucion duhet të rihapë hetimin pasuror për Zhaklina Peton. Sipas gjykatës, KED duhet t’i referohet një raporti të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili ka sheshuar problematikat e konstatuara më herët po nga ai institucion.

Ky qëndrim i gjykatës, përveçse është një diktim i paligjshëm për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shkon gjithashtu në të kundërt të parashikimeve ligjore të Reformës në Drejtësi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ashtu si edhe strukturat e Vetingut, ndihmohet në verifikimet mbi kandidatët nga institucione të ndryshme, përfshirë edhe Inspektoratin e Pasurive.

Por, vlerësimet dhe raportet e institucioneve ndihmëse i nënshtrohen një verifikimi edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese përmbushin kriteret për t’u kualifikuar ose jo.

Pra, duket qartë që vendimi gjyqësor shkon përtej kompetencave të gjykatës, ndërkohë që ai rrezikon të shtyjë për një kohë akoma më të gjatë plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Tashmë “topi” është në fushën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili duhet të vlerësojë nëse do të marrë në konsideratë rekomandimet ekstra-ligjore të Gjykatës ose të vijojë procedurat për plotësimin e vakancave brenda datës 31 Dhjetor 2020, siç përmend shpesh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

/Tpz.al

Etiketa: ambasadorja Amerikane në TiranëGjykata KushtetueseKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiYuri Kim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Policia e shtetit: Ekstremistët plagosën 9 efektivë, vrasja s’mund të përdoret si pretekst për dhunë

Besimi i keq (18+)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com