Trazira në Tiranë pas vrasjes së të riut 25 vjeçar/ DW: Kronikë e një proteste në kohë COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trazira në Tiranë pas vrasjes së të riut 25 vjeçar/ DW: Kronikë e një proteste në kohë COVID-19

10:30 | 10/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkak i protestës u bë vrasja e një të riu:  Shkaku i protestës u bë vrasja e një të riu: Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, (8.12) një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25 vjeçar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25 vjeçari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.

Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për  veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  thanë të mërkurën për DW, se “kanë filluar hetimet për zbardhjen  e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë.”

Read more

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

Kronikë e një proteste në kohë COVID-19

Protesta filloi në paraditen e të mërkurës dhe vijoi deri në mbrëmje, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe  fallco”. Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan  me sende të forta  godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. “Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Albanien Protest gegen Polizeigewalt in Tirana

Situata u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Ata u zbrampsën nga dera kryesore e hyrjes ne Kryeministri dhe i vunë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve, të vendosur para godinës. Pas kryeministrisë protestuesit iu drejtuan sërish Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës dhe u shpërndanë. Pastaj protesta rinisi në orën 22.00 kur fillon ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Klodian Rashës që theu atë duke mos iu bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë protesta e të mërkurës shkaktoi  9 policë të plagosur dhe 1 protestues,  kryesisht në kokë nga goditja me sende të forta..

E drejta e hapjes zjarr dhe një shërbim i munguar

Në ligjin e Shqipërisë për funksionimin e Policisë së Shtetit ka disa nene lidhur me të drejtën e përdorimit të armës së zjarrit. Përdorimi i armës së zjarrit kundër 25 vjeçarit Klodian Rasha nuk bën pjesë në asnjë nga nenet e ligjit. Në to theksohet domosdoshmëria e paralajmërimit dhe hapja zjarr jo për të shkaktuar humbjen e jetës, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e viktimës.

Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punëne tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen.

DW

Etiketa: Klodian RashaLaprakëMinistria e BrendshmeProtesta e shoqërisë civileTirane

Të Lidhura

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

nga 27
10:22 | 06/06/2026
0

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

nga 27
10:08 | 06/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

nga 27
09:46 | 06/06/2026
0

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

Para
COVID-19 i merr jetën mjekes nga Gjirokastra

COVID-19 i merr jetën mjekes nga Gjirokastra

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com