Fitues Joe Biden?! Këshilltari i Trump: Gjërat duket se po shkojnë në atë drejtim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fitues Joe Biden?! Këshilltari i Trump: Gjërat duket se po shkojnë në atë drejtim

14:55 | 17/11/2020
në Bota, Kryesore
0

Një këshilltar i lartë i Presidentit Trump u duk që pranoi të hënën se nuk ka shumë të ngjarë që presidenti të shpallet fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, megjithëse zoti Trump dhe ndihmës të tij të afërt ende shpresojnë për një mandat të dytë.

“Nëse vendoset që fituese ishte dyshja Biden-Harris? Në fakt, gjërat duket se po shkojnë në atë drejtim… do të bëjmë një tranzicion shumë profesional në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pa diskutim”,- tha këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien gjatë Forumit për Siguri Globale, të zhvilluar përmes internetit, njofton Zëri i Amerikës.

“Fakti i mrekullueshëm është se në Shtetet e Bashkuara ne e kalojmë stafetën në mënyrë paqësore dhe me sukses edhe në periudhat më konfliktuale”,- shtoi zoti O’Brien.

Read more

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

Komentet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë që Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë në median sociale se zgjedhjet u manipuluan dhe se ai duhet të shpallet fitues dhe jo rivali demokrat Joe Biden, të cilin e kanë shpallur fitues të pritshëm mediat amerikane.

“Demokratët e së majtës radikale, duke bashkëpunuar me partnerët e tyre, “Median e Lajmit të Sajuar”, po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lëmë”,- tha zoti Trump, pak pas komenteve të zotit O’Brien.

“Unë i fitova Zgjedhjet!”,- shtoi presidenti në një tjetër postim në Twitter të hënën, ndërkohë që në një tjetër vuri në pikëpyetje vërtetësinë e procesit për numërimin e votave që vazhdon në shtetin Georgia.

The Radical Left Democrats, working with their partner, the Fake News Media, are trying to STEAL this Election. We won’t let them!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 16, 2020

Kompania Twitter u ngjiti nga një etiketë me fjalët “në pikëpyetje” të tre postimeve të presidentit.

Të hënën, zoti O’Brien u duk se kishte zgjedhur një ton më të zbutur.

“Nëse ka një administratë të re, ata meritojnë të kenë një farë kohe në dispozicion para se të vijnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të fillojnë zbatimin e politikave të tyre”,- tha ai.

“Do të kenë njerëz shumë profesionistë që do të mbushin këto poste, shumë prej të cilëve kanë qenë më parë në detyra në Shtëpinë e Bardhë”.

Zoti O’Brien shprehu gjithashtu shpresën se si president, zoti Biden do të çojë më tej disa nga sukseset e Presidentit Trump, sidomos Marrëveshjet e Abrahamit mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara dhe Bahrenit.

“Nëse paditë e ngritura nuk përfundojnë me sukses për Presidentin Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden bëhet presidenti i ardhshëm amerikan, shpresoj që administrata Biden-Harris do të vazhdojë të punojë për Marrëveshjet e Abrahamit”,- tha ai gjatë forumit përmes internetit.

Ekipi i Presidentit Trump ka ngritur një numër padish lidhur me fletëvotime në disa shtete të lëkundura. Por, të dielën ekipi hoqi dorë nga një element i rëndësishëm i padisë që kishte ngritur në Pensilvani në përpjekje për të ndalur çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Zyrtarët kanë thënë se akuzat e ngritura kanë të bëjnë tani me një numër të vogël fletëvotimesh në një shtet ku pritet që Joe Biden të dalë fitues me një diferencë prej më shumë se 60,000 votash.

Vetë presidenti vazhdon të ngulmojë publikisht me pretendime për manipulim votash dhe parregullsi të tjera, megjithëse ai dhe përkrahësit e tij nuk kanë ofruar prova për të mbështetur këto pretendime.

Të dielën u duk se presidenti e pranoi se rivali Joe Biden kishte fituar, por komentoi në Twitter se Biden “fitoi, sepse zgjedhjet u manipuluan” dhe se rivali demokat “ka fituar vetëm në sytë e MEDIAS SË LAJMEVE TË SAJUARA”.

“NUK PRANOJ ASGJË!”,- shtoi presidenti.

Etiketa: Donald TrumpForumi për Siguri GlobaleJoe Bidenkëshilltari i presidentit për sigurinë kombëtarepresidenti trumpRobert O’BrienShtetet e BashkuaraZeri i Amerikes

Të Lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

nga 27
15:35 | 07/04/2026
0

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

nga 27
15:17 | 07/04/2026
0

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

nga 27
14:57 | 07/04/2026
0

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

nga 27
14:11 | 07/04/2026
0

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Para
Jamarbëri, djali magjik që ka lexuar që 15 muajsh (film)

Jamarbëri, djali magjik që ka lexuar që 15 muajsh (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

15:35 | 07/04/2026
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

15:17 | 07/04/2026
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

14:57 | 07/04/2026
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

14:11 | 07/04/2026
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

14:09 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –
  • “Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –
  • Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –
  • “Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –
  • “Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –
  • Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –
  • “Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com