“Nuk u publikuan të dhënat e deputetëve e drejtuesve të bashkive”
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar KQZ-në se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos publikuar të dhënat për deputetë dhe zyrtarë të pushtetit vendor. “Kuvendi e ka urdhëruar KQZ-në që t’i publikojë të dhënat, por ai nuk e ka bërë. Kjo është shenjë e kapjes së këtij institucioni nga Edi Rama dhe interesat e tij kriminale”, ka deklaruar Paloka. Fshehjen e të dhënave, deputeti demokrat e ka cilësuar si fshehje të krimeve dhe pengesa kriminale në zbatimin e ligjit. “PD i kërkon KQZ që të zbatojë paktin me ligjin dhe jo me krimin. Dekriminalizimi është një arritje e madhe dhe nuk do të mund të ndalet dot nga Rama dhe njerëzit e tij”, ka thënë Paloka.